Shkolla e mesme Sezai Surroi Bujanoc
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" shkollohen nxënësit në 6 drejtime - zona të punës, e në kuadër të tyre në 10 profile arsimore përkatëse

Gjimnaz

Nëpër gjimnaze nxënësit përgatiten për shkollim të mëtutjeshëm nëpër fakultete dhe shkolla të larta të drejtimeve profesionale. Gjimnazet ofrojnë arsimim të gjerë të përgjithshëm, shkollimi zgjatë katër vjet – gjatë kësaj kohe mund të zbulohen apo të zhvillohen interesime për lëmi të caktuara...

Elektroteknika

Në kuadër të Elektroteknikës bëjnë pjesë punët e ndryshme të projektimit, prodhimit dhe kontrollimeve të pajisjeve elektrike të llojllojshme. Ekziston mundësia e specializimit për degë të ndryshëm të elektroteknikës siç janë: teknika kompjuterike, energjetika...

Makineria dhe përpunimi i metaleve

Në drejtimin e Makinerisë dhe përpunimi i metaleve në shkollën tonë ekzistojnë këto profile arsimore: Teknik i makinerisë për konstruktim me kompjuter– shkollimi katër vjeçar, Automekanik – shkollimi tre vjeçar, Axhustator – shkollimi tre vjeçar...

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale

Pas përfundimit te këtij drejtimi, nxënësi do të aftësohet për aplikimin e të gjitha njohurive të marra më parë si: promovimin shëndetësor, edukimin shëndetësor, aplikimin e barnave të ndryshme, lidhjen dhe pastrimin e disa plagëve...

Ekonomia, drejtësia dhe administrata

Në kuadër të drejtimit Ekonomia, drejtësia dhe administrata në shkollën tonë ekziston profili arsimor administrator financiar, i cili përgatitë kuadro për punë në administratë, por edhe për shkollim të mëtutjeshëm në fakultete të ndryshme…

Tregtia, hotelieria dhe turizmi

Në kuadër të drejtimit Tregti, hoteleri dhe turizëm në shkollën tonë ekziston profili arsimor Tregtar – shkollimi trevjeçar. Nxënësit në këtë profil arsimor aftësohen për punë tregtare në punëtori të vogla e deri tek bizneset e mëdha...

Shpërndaje me: