Ekonomia

Ekonomia

Në kuadër të drejtimit Ekonomisë në shkollën tonë ekziston profili arsimor Administrator Financiar, i cili përgatitë kuadro për punë në administratë, por edhe për shkollim të mëtutjeshëm në fakultete të ndryshme, si p.sh. fakulteti ekonomik, juridik, administrim biznesi… por edhe në fakultete tjera.

ADMINISTRATOR FINANCIAR

Administrator financiar është profil arsimor me zgjedhjen e të cilit nxënësit përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në të gjitha segmentet e punëve të kontabilitetit financiar: realizimin e transaksioneve të pagesave, implementimin e të gjitha formave të të dhënave kontabël, ndjekjen dhe kontrollin e mbarëvajtjes së punëve në ndërmarrje, përcaktimin e rezultateve të biznesit, përpilimin e raporteve si dhe realizimin e llojeve të ndryshme të kalkulimeve.

Me plan-programin e këtij profili arsimor janë paraparë lëndët mësimore nga të cilat arrihen njohuritë dhe shkathtësitë nga fusha e kontabilitetit dhe financave (kontabiliteti, biznesi financiar, revizioni dhe kontrolli), por edhe lëndë nga të cilat arrihen njohuri ligjore të domosdoshme për administrim, organizim dhe menaxhim  të kompanisë – shoqërisë afariste (ekonomika e ndërmarrjeve, biznesi në zyre, statistika, e drejta). Gjithashtu, gjatë shkollimit nxënësit  arrin dhe avancojnë njohuritë e tyre nga kultura e përgjithshme dhe arsimimi, mësojnë gjuhë të huaja, punën në kompjuter, merren me aplikim të softuerit, etj.

Specifika e këtij drejtimi është puna në ndërmarrje virtuale, në kuadër të lëndës kontabiliteti financiar – trajnim, që mundëson simulimin e punës së ndërmarrjes nga themelimi i saj, gjatë realizimit të punëve të përditshme nga fusha e furnizimit, shitjes, marketingut dhe kontabilitetit. Nga kjo lëndë është paraparë edhe mësimi bllok në vitin e dytë, tretë dhe katërt. Në këtë mënyrë mundësohet aftësimi i nxënësve për tregun e punës menjëherë pas përfundimit të shkollimit katërvjeçar.

Mësimi praktik përfshinë rreth 15% e shkollimit të përgjithshëm, deri sa kjo përqindje është diç më e lartë në kuadër të lëndëve profesionale dhe arrin në 20%. Gjatë shkollimit të tërësishëm raporti i lëndëve të arsimit të përgjithshëm dhe atyre profesionale është 50:50.

Administratori financiar do të dijë dhe zotërojë që:

  • të respektojë dhe zbatojë rregullativa ligjore dhe standarde në fushën e financave dhe kontabilitetit,
  • të kryejë punë të ndryshme administrative,
  • të njohin dhe zbatojnë masat e politikës fiskale,
  • në mënyrë të pavarur të kryejë punë të qarkullimit të pagesave,
  • të njoh dhe zbatoj procedurën e hartimit të bilanceve,
  • të evidentojë punët me botën e jashtme (importi dhe eksporti),
  • të llogaris pagat, tatimin dhe kontributet në të ardhura,
  • të llogarisë dhe regjistrojë amortizimin,
  • të respektojë dhe zbatoj parimet e fshehtësive afariste dhe zyrtare,
  • të prezentojë shfrytëzuesve intern dhe ekstern,
  • të arkivoj dokumentacionin,
  • të formulojë dhe shtyp raportet mbi shpenzimet e afarizmit, etj.

Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale si dhe atyre zgjedhore është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

T - teori, U - ushtrime, B - mësim bllok brenda vitit
ADMINISTRATOR FINANCIAR Numri i orëve në javë
Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
Lëndët e arsimit të përgjithshëm T U T U B T U B T U B
Gjuhë shqipe dhe letërsi 3 3 3 3
Gjuhë serbe 2 2 2 2
Gjuhë angleze 2 2 2 2
Edukatë fizike 2 2 2 2
Matematikë 3 3 3 3
Kompjuterikë dhe informatikë 2
Histori 2 2
Kulturë figurative 1
Gjeografi 2
Biologji 2
Sociologjia me të drejtat qytetare 2
Lëndët profesionale Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
T U T U B T U B T U B
Parimet e ekonomisë 3 2
Kontabiliteti 1 2 2 2 2 2 2 2
Afarizëm financiar 2 2 2 2
Afarizmi i zyrës 3 2
Ekonomika e ndërmarrjes 2 2 2
Informatika afariste 2
E drejta 2 2
Kontabilitet financiar -Trajnim 3 30 4 60 4 90
Financat publike 2
Ekonomia nacionale 2
Statistika 3
Ndërmarrësia 2
Revizioni 2
Lëndët zgjedhore Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
T U T U B T U B T U B
Lëndë zgjedhore sipas programit 2 2
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare 1 1 1 1
Shpërndaje me: