Këshilli i Arsimtarëve

Këshilli i Arsimtarëve

Këshilli i arsimtarëve është organ profesional i shkollës dhe përbëhet nga:

  • Arsimtarët e mësim teorik
  • Arsimtarët e mësim praktik
  • Bashkëpunëtorët profesional

Këshilli i arsimtarëve për punën e tij i përgjigjet drejtorit të shkollës.

KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE:
  • shqyrton propozimin e programit shkollor edukativo-arsimor, planit zhvillimor, planit vjetor të punës së shkollës, raporteve për realizimin, vlerësimin dhe vetëvlerësimin e tyre;
  • monitoron realizimin e programit shkollor;
  • përkujdeset për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimimit dhe edukimit;
  • aprovon planin e punës së Këshillit të Arsimtarëve për Planin vjetor të shkollës;
  • shqyrton dhe miraton raportet për suksesin e nxënësve në fund të periodave klasifikuese, gjysëmvjetor dhe në fund të vitit;
  • propozon tre përfaqësues nga radhët e të punësuarve në Këshillin e shkollës;
  • jep mendim për kandidatët në zgjedhjet për drejtor të shkollës;
  • jep mendim në procesin e përfitimit të titujve Arsimtarë dhe Bashkëpunëtor profesional;
  • monitoron dhe përcakton rezultatet e punës së nxënësve;
  • analizon gjendjen e furnizimit me mjete dhe pajisje të lëmenjve të caktuar si dhe shkallën e aplikimit të tyre në procesin e punës edukative-arsimore;
  • planifikon dhe organizon forma të ndryshme të aktiviteteve jashtëmësimore të nxënësve;
  • me propozim të këshillave profesionale bën zgjedhjen e formës së metodave dhe mjeteve mësimore;
  • miraton vendimin e përdorimit të teksteve mësimore si dhe literaturave tjera në shkollë;
  • shqyrton dhe vendos për propozimin e planit dhe programit të eskurzionit si dhe shqyrton raportet e realizimit të tyre;
  • shqyrton pjesëmarrjen e nxënësve në gara si dhe rezultatet e arritura;
  • shqyrton orarin mësimor;
  • shqyrton zgjedhjen e kujdestarëve të paraleleve;
  • shqyrton çështjet në interes të shkollimit të nxënësve të çrregullt;
  • aprovon vendimin për provimet shtesë për rikualifikim;
  • përcakton përmbushjen e kushteve për përfundim të shkollimit në afat më të shkurt kohor se sa ai i paraparë me rregullore;
  • i ndan lëvdata dhe shpërblime nxënësve;
  • aprovon vendimin për zgjedhjen e nxënësit të gjeneratës;
  • aprovon vendimet për shqiptimin e masave edukative-disiplinore nga kompetencat e tij;
  • shqyrton propozimin e drejtorit për numrin dhe përbërjen e këshillave profesionale;
  • me propozim të drejtorit shqyrton planin e regjistrimit të nxënësve;
  • vendos për lirimin e nxënësve nga lënda e edukatës fizike në bazë të propozimit të mjekut;
  • me propozimin e këshillave profesionale për provim të maturës përcakton detyrat dhe punën praktike si dhe kohën e përfundimit të tyre;
  • kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe me akte tjera të shkollës;
Shpërndaje në: