Këshilli i Paraleles

Këshilli i Paraleles

Këshillin e paraleles e përbëjnë arsimtarët që realizojnë mësim në paralelen e caktuar, ndërsa edukohen për të organizuar dhe për të monitoruar realizimin e punës edukative-arsimore si dhe çështjeve tjera me interes për paralele të caktuara. Këshilli i paraleles mbanë mbledhje të parapara por edhe të jashtëzakonshme me të cilat udhëheq kujdestari i paraleles.

Në shkollën tonë këshillat e paraleleve janë të grupuara nëpër këshilla të klasave, kësisoj ekzistojnë katër këshille të klasave, edhe atë:

  • Këshilli i klasave të para
  • Këshilli i klasave të dyta
  • Këshilli i klasave të treta
  • Këshilli i klasave të katërta (maturantëve)
KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË PARALELES:
  • harmonizon punën e të gjithë arsimtarëve që mbajnë mësim në atë paralele me bashkëpunëtorët profesional;
  • realizon qasje në rezultatet e punës dhe sjelljen e nxënësve, analizon rezultatet që arrin nxënësit në fund të tremujorëve, gjysëmvjetorit dhe në fund të vitit;
  • përcakton dhe harmonizon orarin e verifikimit të njohurive me shkrim;
  • ndërmerr masa për harmonizim të punës së nxënësve në procesin edukativ-arsimor në paralele;
  • me propozim të arsimtarit të lëndës përcakton notën përfundimtare në atë lëndë mësimore si dhe me propozim të kujdestarit të paraleles përcakton notën e sjelljes;
  • propozon nxënës për avancim të jashtëzakonshëm;
  • propozon nxënës për t’i ndarë mirënjohje dhe shpërblime;
  • shqyrton raportin e kujdestarit të paraleles për punën edukative si dhe masave të ndërmarra;
  • shqipton masa edukative-disiplinore ndaj nxënësve në kuadër të kompetencave që i ka;
  • i propozon këshillit të arsimtarëve programin e garave, eskurzionit, etj;
  • shqyrton çështjet e ngritura në mbledhjet me prindër;
  • njoftohet me kushtet e jetës dhe punës së nxënësve dhe propozon për këshillin e arsimtarëve masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e tyre;
  • realizon edhe detyra tjera në kuadër të ligjit dhe akteve të përgjithshme;
Shpërndaje në: