Këshilli i Shkollës

Këshilli i Shkollës

Organi drejtues në shkollë është këshilli i shkollës. Anëtarët e këtij organi drejtues i emëron dhe i shkarkon njësia e kuvendit të vetadministrimit lokal, ndërsa kryetarin e këtij organi e zgjedhin anëtarët me shumicë votash nga numri i tërësishëm. Këshillin e shkollës e përbëjnë nga tre përfaqësues të të punësuarve, prindërve dhe njësisë së vetadministrimit lokal. Anëtarët e organit drejtues nga radhët e të punësuarve propozohen nga këshilli i arsimtarëve, e ata të prindërve propozohen nga këshilli i prindërve me vota të fshehta. Mandati i këshillit të shkollës zgjatë 4 vite.

Anëtarët e Këshillit të Shkollës për vitin shkollor 2018/2019 janë:

Abdullah Murati, kryetar

Xheladin Mustafa

Fatlume Lutfiu

Agon Islami

Shkëlzen Ademi

Ismail Pajazaiti

Xheladin Xheladini

Naser Limani

Arton Rashiti

KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË SHKOLLËS:
  • Aprovon statusin e Shkollës, rregullat e sjelljes në Shkollë dhe aktet tjera të përgjithshme si dhe jep pëlqimin në Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e punëve;
  • Aprovon programin shkollor, planin zhvillimor, planin vjetor të punës së shkollës, miraton raportet për realizimin e tyre dhe raportin e vlerësimit dhe vetëvlerësimit;
  • Përcakton propozimin e planit financiar për përgatitje të buxhetit;
  • Aprovon planin financiar të shkollës në bazë të ligjit;
  • Aprovon planin e prokurimeve publike;
  • Miraton raportin e punës së shkollës, buxhetit vjetor si dhe raportin e realizimit të eskurzionit;
  • Miraton vendimin për dhënien në përdorim, përkatësisht me qira hapësira shkollore;
  • Miraton vendimin e zgjerimit të veprimtarisë së shkollës, ndryshimeve statusore, ndryshimin e emrit dhe selisë së shkollës në bazë të ligjit;
  • Shpall konkurs, më së voni tre muaj para skadimit të mandatit të drejtorit dhe zgjedh drejtorin e shkollës; 
  • Miraton vendimin për drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e drejtorit të shkollës;
  • Aprovon vendimin për vendosjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit në bazë të ligjit;
  • Shkarkon nga detyra drejtorin e shkollës në bazë të ligjit;
  • I jep mendim drejtorit në procesin e vendimmarrjes për zgjedhjen e arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional për pranim në marrëdhënie të punës;
  • Emëron anëtarët e aktivit profesional për planifikim zhvillimor;
  • Krijon komisione nga kompetencat e saja ligjore nëse është e nevojshme;
  • Shqyrton respektimin e parimeve të përgjithshme, realizimin e qëllimeve edukative-arsimore dhe standardeve të avancimit si dhe ndërmerr masa për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e punës edukative-arsimore;
  • Aprovon Planin e përsosjes profesionale për të punësuarit si dhe miraton raportin e realizimit të tij;
  • Miraton vendimin sipas kundërshtimit, përkatësisht ankesës së vendimeve të drejtorit;
  • Aprovon vendimin e inicimit të procedurës për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkollor, më së largu dy muaj para skadimit të mandatit të anëtarëve paraprakisht të emëruar të Këshillit Shkollor;
  • Kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me ligj, status dhe me akte tjera të përgjithshme;
Shpërndaje në: