Shkolla e mesme Sezai Surroi Bujanoc

Konkurse & Shpallje

13.02.2020

Në bazë të urdhëresës mbi procedurën për marrjen e pëlqimit për punësim të ri dhe angazhimit në punë të shfrytëzuesit të mjeteve publike “Fl. zyrtare RS nr. 113/13, 21/14, 66/14, 118/14, 22/15, 59/15, 62/19” vendimit mbi emërimin e komisionit për dhënien e pëlqimit për punësim të ri dhe angazhimin shtesë për punësim të shfrytëzuesit të mjeteve publike “Sl. glasnik RS nr. 113/13, 23/17 dhe 25/18” dhe konkluzionit të komisionit për dhënien e pëlqimit për punësim të ri dhe angazhimin shtesë të shfrytëzuesit e mjeteve publike  konkluzioni me nr. 51 nr. 112-689/2020 e 31.01.2020 dhe nenit 154 dhe 139 dhe 140 të Ligjit mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit ,,Fl. zyrtare RS nr. 88/17, 27/19, 10/19” Rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” Bujanoc, drejtori shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc shpall:

K O N K U R S

për pranim në marrëdhënie pune

Pranimi në marrëdhënie pune bëhet për kohë të pa caktuar

  1. Dy profesorë të matematikës me kohë të plotë të normës 100%.
  2. Një profesor të sociologjisë – filozofisë me kohë të plotë të normës 100% të kohës së punës.
  3. Një profesor të kushtetutës dhe të drejtave qytetare si dhe të drejtës qytetare  me normë të plotë 100% të kohës së punës.
  4. Dy profesor të drejtimit të mjekësisë për mësim bllok me kohë të plotë të normës 100% të kohës së punës.
  5. Një profesor i informatikës dhe kompjuterëve me kohë të plotë 100% të kohës së punës.
  6. Një profesor i gjuhës  serbe me kohë të plotë 100% të kohës së punës.
  7. Një profesor i lëndëve të elektroteknikës për punë praktike dhe mësimit bllok me shkallë të VI me kohë të plotë 100% të kohës së punës.
  8. Një profesor i gjeografisë me kohë të plotë të punës 100% të kohës së punës.
  9. Një punëtor administrative me kohë të plotë të punës 100% të kohës së punës.
  10. Dy punëtorë në mirëmbajtjen e pastërtisë me kohë të plotë 100% të kohës ë së punës.

KUSHTET:

Në marrëdhënie pune mundet të pranohet personi i cili në bazë të nenit 139 dhe 140 të Ligjit mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit nëse ka:

  1. nëse ka arsimimin adekuat;
  2. ka aftësinë fizike, psikike dhe shëndetësore për punë me nxënësit;
  3. nuk është i dënuar me vendimin e plotfuqishëm për vepër penale për të cilën është shqiptuar dënimi pa kusht në kohëzgjatje prej tri viteve, për vepër penale dhuna në familje, marrja e personit të moshës së mitur, keqtrajtimi i personit jo madhorë ose incest, për vepër penale dhënie dhe marrje e mitos, për vepër penale të lirisë gjinore; kundër të drejtës në komunikacion dhe kundër njerëzimit dhe të mirave tjera të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, pa marrë parasysh në shqiptimin e sanksionit penal, dhe për të cilën nuk është paraparë sjellje diskriminuese në harmoni me ligjin;
  4. ka nënshtetësinë e R. Serbisë;
  5. njeh gjuhën në të cilën realizohet procesi edukativo arsimor.

Kushtet nga alinea 1 e këtij neni dëshmohen me rastin e pranimit në marrëdhënie pune dhe vërtetohen gjatë punës.

Dëshmia mbi plotësimin e kushteve nga alinea 1 pika 1,3 -5 e këtij neni janë pjesë përbërëse të kërkesës  për konkurs, dëshmia nga alinea 2 e këtij neni merret pas lidhjes së kontratës së punës. Arsimtar dhe bashkëpunëtor profesional është personi i cili ka fituar arsimimin e lartë adekuat :

  1. në studimet e shkallës së dytë studimet akademike  master, studimet  profesionale master, studimet specialistike master  dhe atë:
  2. studimet e shkallës së dytë nga lëmi adekuat për lëndën adekuate, përkatësisht grupin e lëndëve:
  1. studimet e shkallës së dytë të shkencave pedagogjike ose shkencave interdisciplinare, multidiciplinare, transdiciplinare të shkallës së dytë të cilët kombinojnë tërësitë e shkencave adekuate, përkatësisht lëmisë profesionale  ose lëmisë së shkencave pedagogjike;
  2. në studimet bazë në kohë zgjatje më së paku  katër vite, në bazë të rregullave të cilat e kan rregulluar arsimin e lart deri në 10 shtator të vitit 2005;

Personat nga alinea 1 nën pika 2  e këtij neni ka të kryer studimet e shkallës së parë nga lëmia profesionale për lëndën adekuate, përkatësisht grupën e lëndëve .

Përjashtimisht, arsimtar dhe edukator është personi i cili ka fituar përgaditjen profesionale në studimet e shkallës së parë studimet akademike, përkatësht  fusha profesionale  specialistike, në studimet në kohë zgjatje prej tri viteve ose arsimi i lartë.

Për vendin e punës të punëtorit administrativ është e nevojshme përgatitja e mesme  profesionale: Gjimnazi, administratë juridike biroteknike, shkolla ekonomike.

Për punët  në mirëmbajtjen e pastërtisë është e nevojshme shkolla fillore ose e mesme.

Afati për paraqitjen në konkurs është 8 ditë nga dita e shpalljes në gazetën ,,POSLOVI” nëpërmjet të entit për punësim Bujanoc, fletëparaqitjet jashtë afatit  dhe fletëparaqitjet jo të plota nuk do të merren në shqyrtim.

Fletëparaqitja e plotë konsiderohet fletëparaqitja e cila i plotëson këto kritere:

  • dëshmia mbi nënshtetësinë, përkatësisht certifikatën e lindjes;
  • fotokopja e vërtetuar e diplomës mbi arsimimin e fituar;
  • fotokopja e vërtetuar e dokumentit për dhënien e provimit për licencë, përkatësisht provimin profesional;
  • dëshminë se nuk  është i dënuar dhe se nuk ka sjellje jodiskriminuse.

Dëshmitë mbi plotësimin e kushteve nga neni 139 alinea 1 pika 1, 3 deri në 5  e këtij neni dëshmohen me rastin e pranimit në marrëdhënie pune dhe vërtetohen gjatë marrëdhënies së punës.

Dëshmitë mbi plotësimin e kushteve nga neni 139 alinea 1, 3 deri në 5 janë pjesë përbërëse e fletëparaqitjes  në konkurs, dëshmitë nga alinea 1 pika 2 e këtij neni dorëzohen para nënshkrimit të kontratës së punës .

Kandidatët dorëzojnë dokumentacionin komplet në shkollën e mesme ”Sezai Surroi” rruga Migjeni pa numër, Bujanoc.

Dokumentacioni jo komplet dhe i dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohet .

Informatat rreth konkursit munden të merren te sekretari i shkollës ose nëpërmjet numrave të telefonave: 017/653-826, 063/8869032.

VËREJTJE: Mësimi në  shkollë realizohet në gjuhën shqipe.

Drejtori i shkollës

Zejni Fejzullahi

Shpërndaje në:
ShqipEnglishСрпски језик