Makineria

Makineria dhe përpunimi i metaleve

Në kuadër të  drejtimit të Makinerisë në shkollën tonë ekzistojnë këto profile arsimore:

Teknik i Makinerisë për konstruktim me kompjuter

Profili arsimor Teknik i makinerisë për konstruktim me kompjuter është një ndër profilet më të popullarizuara për t’u regjistruar nxënësit.
Ky profil arsimor bënë pjesë në grupin e profileve më bashkëkohore të drejtimit të makinerisë dhe si i tillë zgjon kurreshtjen e nxënësve që të marrin njohuri nga kjo lëmi.

Me zhvillimin e informatikës dhe me përdorimin e kompjuterëve ne faza të ndryshme të projektimit, dizajnimit dhe konstruktimit të detaleve te makinave dhe konstruksioneve, si dhe me përdorimin e teknologjive kompjuterike nëpër faza të ndryshme të përpunimit të prodhimeve të gatshme, është paraqitur nevoja për teknik te drejtimit të makinerisë të cilët aftësohen për:

  • Modelimin e elementeve makinerike standarde dhe jostandarde,
  • Modelimin e tërësive makinerike dhe konstruksioneve,
  • Rregullimin e dokumentacionit teknik,
  • Procesin e formësimit dhe definimit teknik të elementeve makinerike dhe konstruksioneve,
  • Modelimin e veglave për stancim dhe shpim,
  • Modelimin e reduktorit njëshkallësh dhe shumëshkallësh,
  • Modelimin e veglave për derdhje dhe përpunim me deformim plastik,
  • Shfrytëzimin aktiv të kompjuterit gjatë përpunimit të llogaritjeve.

Pakot programore bashkëkohore mundësojnë projektimin e konstruksioneve makinerike shumë më lehtë se deri më tani gjatë tërë historisë së industrisë makinerike.

Gjatë modelimit shfrytëzohen pako programuese të ndryshme mes të cilave përdoret Pro/DESKTOP 8.0, Auto Cad apo ndonjë program tjetër aplikativ, nxënësve ju afrohen mundësi që pas kryerjes së shkollës së mesme aktivisht të kyçen në procesin e përpunimit dhe në ndërmarrjet e e drejtimeve makinerike bashkëkohore apo t’i vazhdojnë studimet në ndonjërin nga fakultetet e ndryshme, siç janë fakulteti i makinerisë, arkitekturës, ndërimtarisë, komunikacionit, gjeodezisë, matematikës, shkencave kompjuterike etj.

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” posedon disa kabinete me pajisje bashkëkohore për konstruktim me kompjuter me pajisjet e domosdoshme për llogaritje me kompjuter.

Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale si dhe atyre zgjedhore është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

T - teori, U - ushtrime, B - mësim bllok brenda vitit
TEKNIK I MAKINERISË PËR
KONSTRUKTIM ME KOMPJUTER
Numri i orëve në javë
Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
Lëndët e arsimit të përgjithshëm T U T U T U T U B
Gjuhë shqipe dhe letërsi 3 3 3 3
Gjuhë serbe 2 2 2 2
Gjuhë angleze 2 2 2 2
Histori 2 2
Gjeografi 2
Sociologji 2
Kushtetuta dhe të drejtat qytetare 1
Filozofi 2
Edukatë fizike 2 2 2 2
Matematikë 5 4 5 5
Fizikë 2 2
Kimi 2
Biologji 2
Lëndët profesionale Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
T U T U T U T U B
Kompjuterët dhe programimi 4 4
Materialet makinerike 2
Vizatim teknik me gjeometri deskriptive 2 2
Mekanikë 2 2
Rezistencë e materialeve 2
Grafika kompjuterike 3
Bazat e elektroteknikës dhe elektronikës 2
Detalet e makinave 2 2
Teknologjia e përpunimit 3
Hidraulikë dhe pneumatikë 2
Termodinamikë 2
Organizim i punës 2
Automatizim dhe robotikë 2 1
Konstruktim 2 3
Egzaminimi i konstrukcioneve makinerike 2
Modelimi i elementeve dhe konstrukcioneve të makinave 2 3 30
Mësim praktik 3
Lëndët zgjedhore Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
T U T U T U T U B
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare 1 1 1 1

Automekanik

Automekaniku pas përfundimit të shkollimit trevjeçar kryen mirëmbajtjen  dhe kujdeset për evitimin e defekteve të automjeteve motorike. Kontrollon  gjendjen në të cilën ndodhet automjeti dhe konstaton shkakun e defektit.  Rregullimin e automjetit kryesisht e bënë me zëvendësimin e pjesës së dëmtuar të motorit, të sistemit frenues, sistemit drejtues dhe sistemeve tjera të automjeteve motorike. Përveç kësaj bënë mirëmbajtjen edhe të pajisjeve tjera të automjeteve sic janë kontrollimi i funksionalitetit të automjetit pas ndërrimit të pjesëve dhe automjetit në tërësi.

Mund të punojë në auto-servise dhe në punëtoritë  e ndërmarrjeve të cilat kanë parkun per automjete. Atëherë rregullon lloje të ndryshme të automjeteve, ndërsa në fabrika për prodhimin e automjeteve punon punë të specializuar për pjesën e caktuar dhe llojin e automjetit. Mund të punojë në rregullimin e auto-pjesëve. Punon, sipas rregullave, në ambient të mbyllur.

Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale si dhe atyre zgjedhore është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

T - teori, U - ushtrime, B - mësim bllok brenda vitit
AUTOMEKANIK Numri i orëve në javë
Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë
Lëndët e arsimit të përgjithshëm T U T U T U B
Gjuhë shqipe dhe letërsi 3 2 2
Gjuhë serbe 2 2 2
Gjuhë angleze 2 2 2
Histori 3
Gjeografi 2
Kulturë muzikore 1
Art Figurativ 1
Kushtetuta dhe të drejtat qytetare 1
Edukatë fizike 2 2 2
Matematikë 3 3 2
Kompjuterika dhe informatika 2
Ekologjia dhe mbrojtja e ambientit jetësor 1
Lëndët profesionale Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë
T U T U T U B
Kimia dhe materialet makinerike 2
Fizika teknike 2
Vizatim teknik 3
Mekanikë 3
Bazat e elektroteknikës 2
Detalet e makinave 2 2
Teknologjia e përpunimit 3
Organizim i punës 2
Teknologjia e profilit arsimor 2 3
Mësim praktik 4 12 14 60
Lëndët zgjedhore Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë
T U T U T U B
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare 1 1 1

Axhustator

Axhustatori përpunon dhe rregullon veglën prerëse dhe shtrënguese, rrethojat, çelësat, mekanizmat për dyer dhe dritare… Përpunon llamarinat, profilet dhe gypat, përpunon mobilet metalike. Kryen montimin e pjesëve në objekte ndërtimore.

Gjithashtu, njihet me dokumentacionin teknik dhe në bazë të tij bënë zgjedhjen e veglës dhe materialit, përpunon pjesët metalike me përpunim me prerje, shpim, saldim… Punon në ambient të mbyllur apo të hapur, shpesh në lartësi. Bënë mirëmbajtjen e makinave-vegla, pajisjeve dhe instalimet.

Shpërndaje me: