Mbahen Garat Komunale të Fizikës në shkollën tonë

Nikoqire e Garave komunale në lëndën e Fizikës edhe sivjet ishte Sh.M. ”Sezai Surroi” në Bujanoc, në të cilat garuan nxënësit e viteve të para dhe ata të viteve të dyta. Pjesëmarrja e nxënësve ishte e kënaqshme, ndërsa edhe rezultatet janë mjaftë premtuese.

Organizator i garave profesori i Fizikës Baki Rexhepi, është shprehur kritik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit për mos përkthimin e testeve garuese. Ai është detyruar që të bëjë përkthimin e testeve për të dyja vitet, në mënyrë që nxënësit garues të kenë qasje më të lehtë në pyetjet dhe detyrat e parapara për kategorinë garuese. Sipas rezultateve të dëshmuara nga Garat komunale të Fizikës, për pjesëmarrje në Garat regjionale është kualifikuar një nxënës i vitit të parë dhe pesë nxënës të viteve të dyta.

Rezultatet do të publikohen në tabelën informuese të shkollës.

Shpërndaje në: