Nxënësi Florent Latifi zënë vendin e parë në garat regjionale të Fizikës

Florent Latifi

Në garat regjionale të Fizikës të mbajtura në qytetin e Vrajës, nikoqir i së cilave ishte Gjimnazi “Bore Stankoviq” e ku merrnin pjesë nxënës të shkollave të mesme të rrethit të Pçinjit, nxënësi Florent Latifi zuri vendin e parë në kategorinë Gama të këtyre garave.

Florent Latifi është nxënës i vitit të dytë në drejtimin e Gjimnazit pran shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Organizatorët për vendin e parë i ndanë diplomë Florentit, ndërsa me diplomë është dekoruar edhe profesori i lëndës së Fizikës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” Baki Rexhepit i cili ishte në cilësinë e organizatorit dhe mentorit të nxënësve shqiptarë në gara, ndërkohë që falënderime kanë marr të gjithë pjesëmarrësit e garave.

Kjo është hera e dytë që nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të profesorit Baki Rexhepi arrijnë vendin e parë në lëndën e Fizikës në garat regjionale. Vitin e kaluar shkollorë 2019 /2020 në vendin e parë në kategorinë Gama, ishte radhitur nxënësja e viti të parë të drejtimit të Gjimnazit, Lina Ebibi.

Shpërndaje në: