Rregullore e kalendarit të punës për vitin shkollor 2020/2021

Ministria e Arsimit publikon kalendarin e ri mësimor për vitin shkollor 2020/2021. Një përmbledhje e shkurtë e kësaj rregullore është paraqitur si më poshtë.

Kompensimi i ditëve dhe javëve mësimore në gjimnaze dhe shkolla të mesme profesionale, deri në numrin e plotë të javëve dhe ditëve mësimore, do të mbahet në gjysëmvjetorin e dytë dhe do të harmonizohet me masat epidemiologjike dhe vlerësimin e rrezikshmërisë së sigurisë dhe shëndetit të nxënësve dhe punonjësve.

Gjysëmvjetori i parë fillon të martën, me 1 Shtator 2020 dhe përfundon të premten, 18 dhjetor 2020.

Gjysëmvjetori i dytë fillon të hënën, 18 janar 2021 dhe përfundon të martën, 22 qershor 2021.

Gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e klasave të IV-ta të gjimnazit përfundon të martën, 25 maj 2021, ndërsa për nxënësit e klasave të III-ta të arsimit trevjeçar dhe IV-ta të arsimit katërvjeçar në shkollat profesionale përfundon të martën, 1 qershor 2021.

Gjatë vitit shkollor, nxënësit kanë katër pushime: pushimin vjeshtor, dimëror, pranveror dhe veror.

Pushimi i vjeshtor fillon të mërkurën, 11 nëntor 2020 dhe përfundon të premten, 13 nëntor 2020.

Pushimi dimëror fillon të hënën, 21 dhjetor 2020 dhe përfundon të premten, 15 janar 2021.

Pushimi pranveror fillon të premten, 30 prill 2021 dhe përfundon të hënën, 3 maj 2021.

Për nxënësit e klasave I, II dhe III në gjimnaz dhe drejtime profesionale 4-vjeçare si dhe nxënësit e klasave I dhe II të drejtimeve profesionale 3-vjeçare, pushimi veror fillon të mërkurën, 23 qershor 2021, dhe përfundon të martën, 31 gusht 2021.

Për nxënësit e klasave të IV-ta në gjimnaze dhe drejtime profesionale 4-vjeçare si dhe për nxënësit e klasave të III-ta në drejtime profesionale 3-vjeçare, pushimi veror fillon pas përfundimit të provimeve të maturës apo provimeve përfundimtare dhe përfundon të martën, 31 gusht 2021.

Shpërndaje në: