Shënohet 52-vjetori i themelimit të shkollës sonë

foto nga arkivi

Bujanoc, 9 maj — Ndonëse më parë, për më se gjysmë shekulli — Dita e shkollës sonë është shënuar me sërë aktivitetesh dhe manifestimesh të ndryshme kulturo-artistike të organizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore — tempulli i diturisë, këtë vit për shkak të shfaqjes së pandemisë së virusit Covid-19, i cili i shtriu kthetrat e tij në tërë globin, por edhe në rajonin tonë, na pamundësoi ta festojmë solemnisht.

Do theksuar se 9 maji — Dita e shkollës sonë është një ditë e rëndësishme ngase konsiston me 9 majin ditën e Evropës dhe me ditën e qytetit të Bujanocit. Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, shënon këtë vit 52 vjetorin, Ditën më se gjysmëshekullore të tempullit të dijës, të këtij institucioni të mesëm arsimor me mësim në gjuhën shqipe.

Me këtë rast, të shënimit të kësaj dite më se gjysmëshekullore të tempullit të dijës dhe të vatrës së diturisë së arsimit, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu, theksoi  se sivjet është rast i veçantë i festimit të ditës së shkollës, ngase kjo epidemi botërore – Pandemia e coronavirusit ka paralizuar gjithë botën”.

“Shkolla jonë tani më ka bërë një traditë në ecjen e proceseve përpara”, theksoi Fejzullahu, duke shtuar se “në këtë vit të veçantë, në kohën e pandemisë me virusin COVID-19, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, personeli arsimor ia arriti që të zhvillojë procesin edukativo-arsimor me metoda të reja, domethënë organizimin e mësimit në distancë”. “Këtë vit, në 52 vjetorin e fillimit të mësimit në këtë vatër arsimore, përkatësisht 49 vjetorin e pavarësimit të shkollës nga gjimnazi i Preshevës, mësimin e përcjellin 859 nxënës, të shpërndarë në 34 paralele, me 138 punëtorë, prej të cilëve 104 punojnë drejtpërdrejtë në procesin edukativo-arsimor”, tha në fjalën e tij, Fejzullahu.

“Presim që këtë vit të jashtëzakonshëm ta përfundojmë me sukses”, theksoi në fund Fejzullahu, dhe shtoi: “Maturantët të përfundojnë me kohë shkollimin e mesëm, ashtu që të kenë kohë për orientime profesionale të mëtutjeshme”.

Përgaditi: Metali Krasniqi

Urimet për ditën e shkollës

Me rastin e Ditës së skollës “Sezai Surroi", nxënësve, arsimtarëve dhe gjithë punëtorëve të shkollës ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. 9 Maji është njëkohësisht Dita ndërkombëtare e luftës antifashiste, për të cilën u flijuen shumë të rinjë, po ashtu dhe vëllai SEZAI. Ju dëshiroj të gjithëve shëndet të mirë e sukses në punën e juaj të vlefshme. Së pari nxënësve në përvetësimin e dijenive bazike për të vazhduar përherë në thellimin dhe zgjerimin e tyre që ndikojnë në personalitetin për ta luajt rolin e duhur në zhvillimin e shoqërisë dhe trevës ku jetoni. Pastaj, arsimtarëve në punën fisnike që keni në arsimimin e edukimin e brezit të ri, bazë e së tashmes dhe të ardhmes tonë. U a uroj edhe punëtorëve të tjerë që i kryejnë obligimet e tyre me përgjegjësi. Jam e lumtur që tani i keni kushte të mira për punë në shkollë, ruajeni me kujdes që të ju shërbej shumë kohë juve edhe gjeneratave tjera në të ardhmen. Çdo përpjekje pozitive e juaj është në favor të përparimit. Përshëndetje, Hadije Morina Beograd, 09.05.2020
Hadije Morina
Të nderuar nxënës, profesorë, shfrytëzoj rastin t’ju uroj ditën e shkollës, përkatësisht 52-vjetorin e hapjes së paraleleve të para të gjimnazit në Tërnoc, të cilat ishin në kuadër të gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë. Uroj që kolektivi i shkollës së mesme “Sezai Surroi” të vazhdoj me suksese në të gjitha drejtimet. Po e përfundoj me fjalët e Naimit: ... “Dhe drita e diturisë përpara do na shpjerë”
Shaban Xheladini
Shpërndaje në: