Tregtia

Tregtia

Në kuadër të drejtimit Tregtia, hoteleria dhe turizmi në shkollën tonë ekziston profili arsimor Tregtar – shkollimi trevjeçar. Nxënësit në këtë profil arsimor aftësohen për punë tregtare në shitore të vogla e deri tek bizneset e mëdha. 

Qëllimi i arsimimit profesional për kualifikimin Tregtar është aftësimi i nxënësve për përgatitjen dhe organizimin e procesit të punëve në shitblerje, furnizim me produkte, deponim dhe ruajtje të mallrave, shitjen e tyre, mirëmbajtjen e prezantimit të produktit të ri, etj.

Domosdoshmëria e përshtatjes së përhershme për kërkesat e ndryshueshme të tregut të punës, nevoja e arsimimit kontinual, aftësimit profesional, avancimit në punësim, orienton që personat (nxënësit) të aftësohen për:

  • aplikimin e njohurive teorike në kontekstin praktik,
  • punë efikase ekipore,
  • marrja e përgjegjësisë për edukim kontinual dhe avancim në biznes dhe karrierë,
  • reagim në kohë gjatë ndryshimeve në mjedisin e punës,
  • njohja e mundësive për biznes në mjedisin e punës si dhe në ambientin e gjerë shoqëror,
  • zbatimin e masave sanitare dhe të sigurisë në procesin e punës,
  • zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit jetësor në procesin e punës,
  • aplikimin e teknologjisë informatike në grumbullimin, organizimin dhe shfrytëzimin e informacioneve në punë dhe në jetën e përditshme.

Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale si dhe atyre zgjedhore është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

T - teori, U - ushtrime, MP - mësim praktik, B - mësim bllok brenda vitit
TREGTAR Numri i orëve në javë
Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë
Lëndët e arsimit të përgjithshëm T U MP B T U MP B T U MP B
Gjuhë shqipe dhe letërsi 3 2 2
Gjuhë serbe 2 2 2
Gjuhë angleze 2 2 1
Edukatë fizike 2 2 2
Matematikë 2 2 1
Kompjuterika dhe informatika 2
Histori 2
Kimi 1
Ekologjia dhe mbrojtja e ambientit jetësor 1
Gjeografi 1
Sociologjia me të drejtat qytetare 1
Lëndët profesionale Viti i I-rë Viti i II-të Viti i III-të
T U MP B T U MP B T U MP B
Bazat e tregtisë 3
Teknika e shitjes dhe shërbimet ndaj blerësve 2 2 2 2
Komunikimi afarist 2
Njohja e mallit 2 2
Bazat e afarizmit në tregti 3
Marketingu në tregti 3
Njohja komerciale e mallit 2
Furnizimi dhe distribuimi fizik 2 2
Psikologjia e konsumatorit 2
Ndërmarrësia 2
Mësim praktik 6 60 11 60 11 60
Lëndët zgjedhore Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë
T U MP B T U MP B T U MP B
Lëndë zgjedhore sipas programit 1
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare 1 1 1
Shpërndaje me: