Shkolla e mesme Sezai Surroi Bujanoc
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" shkollohen nxënësit në 5 drejtime - zona të punës, e në kuadër të tyre në 9 profile arsimore përkatëse

Gjimnaz i përgjitshëm

Nëpër gjimnaze nxënësit përgatiten për shkollim të mëtutjeshëm nëpër fakultete dhe shkolla të larta të drejtimeve profesionale. Gjimnazet ofrojnë arsimim të gjerë të përgjithshëm, shkollimi zgjatë katër vjet – gjatë kësaj kohe mund të zbulohen apo të zhvillohen interesime për lëmi të caktuara...

Elektroteknikë

Në kuadër të Elektroteknikës bëjnë pjesë punët e ndryshme të projektimit, prodhimit dhe kontrollimeve të pajisjeve elektrike të llojllojshme. Ekziston mundësia e specializimit për degë të ndryshëm të elektroteknikës siç janë: teknika kompjuterike, energjetika...

Makineria dhe përpunimi i metaleve

Makineria është disiplinë inxhinierie e cila përfshinë aplikimin e ligjeve të fizikës për analizë, projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje të sistemeve mekanike. Ajo kërkon njohuri solide të koncepteve kyçe siç janë mekanika, termodinamika, mekanika e fluideve ...

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale

Pas përfundimit te këtij drejtimi, nxënësi do të aftësohet për aplikimin e të gjitha njohurive të marra më parë si: promovimin shëndetësor, edukimin shëndetësor, aplikimin e barnave të ndryshme, lidhjen dhe pastrimin e disa plagëve...

Ekonomi, drejtësi dhe administratë

Në kuadër të drejtimit Ekonomia, drejtësia dhe administrata në shkollën tonë ekziston profili arsimor administrator financiar, i cili përgatitë kuadro për punë në administratë, por edhe për shkollim të mëtutjeshëm në fakultete të ndryshme…

Shpërndaje në:
ShqipEnglishСрпски језик