Këshillat Profesionale

Këshillat profesionale

Këshillin profesional për një sferë të lëmive e përbëjnë arsimtarët që realizojnë mësimin nga grupi i lëndëve të lidhura profesionalisht.

Këshilli i arsimtarëve ka paraparë këto këshilla profesionale për lëmi të caktuara:

Përbërjen e një këshilli profesional e përcakton këshilli i arsimtarëve, ndërsa me punën e tij udhëheq një prej arsimtarëve të cilin çdo vit e zgjedhin anëtarët e këshillit profesional sipas planit të paraparë. Këshilli profesional për grupin e lëndëve realizon programin e punës për çdo vit shkollor, në bazë të obligimeve që rrjedhin nga plani vjetor i shkollës.

KOMPETENCAT E KËSHILLAVE PROFESIONALE:
  • aprovojnë planin vjetor të punës së këshillit profesional;
  • propozojnë ndarjen e lëndëve mësimore tek arsimtarët;
  • bëjnë zgjedhjen e teksteve mësimore, doracakëve – skriptave dhe literaturave tjera si dhe i propozojnë Këshillit të arsimtarëve që të aprovojnë aplikimin e tyre;
  • planifikojnë avancimin dhe edukimin profesional, pedagogjiko-psikologjik dhe metodik të arsimtarëve;
  • realizojnë koordinimin dhe korrelacionin e mësimit në mes lëndëve mësimore;
  • përpunojnë në mënyrë operative kriteret e vlerësimit si dhe punojnë në ekuivalentimin e kritereve të notimit dhe zhvillimin e modeleve dhe teknikave të ndryshme të notimit;
  • ofrojnë ndihmë në punë për arsimtarë-praktikantë;
  • informojnë anëtarët e tjerë të këshillit profesional për format, metodat dhe mjetet e punës edukative-arsimore bashkëkohore që t’i aplikojnë në mësimdhënie;
  • analizojnë suksesin e nxënësve nga lëndë të caktuara si dhe marrin masa për t’i ofruar ndihmë nxënësve që janë mbrapa në mësime e gjithashtu stimulojnë nxënësit e suksesshëm që të avancojnë;
  • përcaktojnë përmbajtjet tematike të mësimit shtues, plotësues, punës individuale dhe aktiviteteve të lira, e gjithashtu analizojnë rezultatet e këtyre detyrave;
  • japin mendimin si dhe kërkojnë nga drejtori mjete të nevojshme të punës për mbarëvajtjen e mësimit;
  • merren edhe me punë tjera të përcaktuara me rregullore dhe me ligj.
Shpërndaje në: