Këshilli i Arsimtarëve
Këshilli i arsimtarëve është organ profesional i shkollës dhe përbëhet nga:
- Arsimtarët e mësim teorik
- Arsimtarët e mësim praktik
- Bashkëpunëtorët profesional
Këshilli i arsimtarëve për punën e tij i përgjigjet drejtorit të shkollës.
KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE:
- shqyrton propozimin e programit shkollor edukativo-arsimor, planit zhvillimor, planit vjetor të punës së shkollës, raporteve për realizimin, vlerësimin dhe vetëvlerësimin e tyre;
- monitoron realizimin e programit shkollor;
- përkujdeset për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimimit dhe edukimit;
- aprovon planin e punës së Këshillit të Arsimtarëve për Planin vjetor të shkollës;
- shqyrton dhe miraton raportet për suksesin e nxënësve në fund të periodave klasifikuese, gjysëmvjetor dhe në fund të vitit;
- propozon tre përfaqësues nga radhët e të punësuarve në Këshillin e shkollës;
- jep mendim për kandidatët në zgjedhjet për drejtor të shkollës;
- jep mendim në procesin e përfitimit të titujve Arsimtarë dhe Bashkëpunëtor profesional;
- monitoron dhe përcakton rezultatet e punës së nxënësve;
- analizon gjendjen e furnizimit me mjete dhe pajisje të lëmenjve të caktuar si dhe shkallën e aplikimit të tyre në procesin e punës edukative-arsimore;
- planifikon dhe organizon forma të ndryshme të aktiviteteve jashtëmësimore të nxënësve;
- me propozim të këshillave profesionale bën zgjedhjen e formës së metodave dhe mjeteve mësimore;
- miraton vendimin e përdorimit të teksteve mësimore si dhe literaturave tjera në shkollë;
- shqyrton dhe vendos për propozimin e planit dhe programit të eskurzionit si dhe shqyrton raportet e realizimit të tyre;
- shqyrton pjesëmarrjen e nxënësve në gara si dhe rezultatet e arritura;
- shqyrton orarin mësimor;
- shqyrton zgjedhjen e kujdestarëve të paraleleve;
- shqyrton çështjet në interes të shkollimit të nxënësve të çrregullt;
- aprovon vendimin për provimet shtesë për rikualifikim;
- përcakton përmbushjen e kushteve për përfundim të shkollimit në afat më të shkurt kohor se sa ai i paraparë me rregullore;
- i ndan lëvdata dhe shpërblime nxënësve;
- aprovon vendimin për zgjedhjen e nxënësit të gjeneratës;
- aprovon vendimet për shqiptimin e masave edukative-disiplinore nga kompetencat e tij;
- shqyrton propozimin e drejtorit për numrin dhe përbërjen e këshillave profesionale;
- me propozim të drejtorit shqyrton planin e regjistrimit të nxënësve;
- vendos për lirimin e nxënësve nga lënda e edukatës fizike në bazë të propozimit të mjekut;
- me propozimin e këshillave profesionale për provim të maturës përcakton detyrat dhe punën praktike si dhe kohën e përfundimit të tyre;
- kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe me akte tjera të shkollës;
Këshilli i arsimtarëve për vitin shkollor 2018/2019