Këshilli i Paraleles
Këshillin e paraleles e përbëjnë arsimtarët që realizojnë mësim në paralelen e caktuar, ndërsa edukohen për të organizuar dhe për të monitoruar realizimin e punës edukative-arsimore si dhe çështjeve tjera me interes për paralele të caktuara. Këshilli i paraleles mbanë mbledhje të parapara por edhe të jashtëzakonshme me të cilat udhëheq kujdestari i paraleles.
Në shkollën tonë këshillat e paraleleve janë të grupuara nëpër këshilla të klasave, kësisoj ekzistojnë katër këshille të klasave, edhe atë:
- Këshilli i klasave të para
- Këshilli i klasave të dyta
- Këshilli i klasave të treta
- Këshilli i klasave të katërta (maturantëve)
KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË PARALELES:
- harmonizon punën e të gjithë arsimtarëve që mbajnë mësim në atë paralele me bashkëpunëtorët profesional;
- realizon qasje në rezultatet e punës dhe sjelljen e nxënësve, analizon rezultatet që arrin nxënësit në fund të tremujorëve, gjysëmvjetorit dhe në fund të vitit;
- përcakton dhe harmonizon orarin e verifikimit të njohurive me shkrim;
- ndërmerr masa për harmonizim të punës së nxënësve në procesin edukativ-arsimor në paralele;
- me propozim të arsimtarit të lëndës përcakton notën përfundimtare në atë lëndë mësimore si dhe me propozim të kujdestarit të paraleles përcakton notën e sjelljes;
- propozon nxënës për avancim të jashtëzakonshëm;
- propozon nxënës për t’i ndarë mirënjohje dhe shpërblime;
- shqyrton raportin e kujdestarit të paraleles për punën edukative si dhe masave të ndërmarra;
- shqipton masa edukative-disiplinore ndaj nxënësve në kuadër të kompetencave që i ka;
- i propozon këshillit të arsimtarëve programin e garave, eskurzionit, etj;
- shqyrton çështjet e ngritura në mbledhjet me prindër;
- njoftohet me kushtet e jetës dhe punës së nxënësve dhe propozon për këshillin e arsimtarëve masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e tyre;
- realizon edhe detyra tjera në kuadër të ligjit dhe akteve të përgjithshme;