Kolegjiumi Pedagogjik

Kolegjiumi Pedagogjik

Kolegjiumi pedagogjik është organi më i lartë profesional në Shkollë. Anëtarët e këtij këshilli janë:

Kolegjiumi pedagogjik është formuar me qëllim të organizimit më të mirë të punës në shkollë si dhe komunikim më të shpejtë e më efikas e gjithashtu edhe realizimin e punëve të ndryshme në shkollë.

Anëtarët e kolegjiumit pedagogjik për vitin shkollor 2020/2021 janë:

Kryetarët e këshillave të klasëve

  • Viti i parë: Rexhep Fejzullahu
  • Viti i dytë: Xhemile Hasani
  • Viti i tretë: Adelina Hasani
  • Viti i katërt: Izeir Fejzullahu

Kryetarët e këshillave profesionale

  • Këshilli i gjuhëtarëve: Hisen Saqipi
  • Këshilli i lëndëve shoqërore: Linda Murati
  • Këshilli i lëndëve shkencore: Hamdi Kamberi
  • Këshilli i Matematikës dhe Informatikës: Mensur Avdiu
  • Këshilli i elektroteknikës: Arsim Duraku
  • Këshilli i makinerisë: Ilmi Ibrahimi
  • Këshilli i ekonomisë: Bujar Mustafa
  • Këshilli i mjekësisë: Fatlume Lutfiu

Bashkëpunëtorë profesional:

  • Arta Hasani Maksuti

Me kolegjiumin pedagogjik udhëheq drejtori i shkollës: Zejni Fejzullahu, përkatësisht ndihmës drejtori: Valton Sulejmani

Kolegjiumi Pedagogjik për vitin shkollor 2018/2019
Detyrat e Kolegjiumit Pedagogjik janë:
  • vendosja e komunikimit më efikas në relacionin udhëheqësi e shkollës – të punësuarit;
  • pjesëmarrja dhe asistenca në ndarjen e orëve (teori, ushtrime dhe mësim praktik) sipas lëndëve mësimore dhe mësimdhënësve;
  • pjesëmarrja në zgjedhjen e teksteve mësimore, mjeteve mësimore, furnizimin e kabineteve, laboratorëve dhe punëtorive si dhe materialeve shpenzuese në shkollë;
  • pjesëmarrja në propozimin e masave për modernizimin e procesit mësimor dhe eliminimin e lëshimeve eventuale në realizimin e tij, e gjithashtu unifikimin e kriterit të vlerësimit;
  • shqyrtimi i suksesit të nxënësve si dhe propozimi i masave për përmirësimin e tij;
  • aktivitete tjera janë edhe organizimi i mësimit shtues dhe plotësues, pastaj përpilimi dhe analiza e rregulloreve të ndryshme për punën e shkollës si dhe propozimi i masave për përmirësimin e cilësisë dhe organizimit të punës në shkollë;

Realizimin e detyrave të caktuara të gjithë anëtarët e Kolegjiumit Pedagogjik e bëjnë sipas Planit dhe programit të paraparë për kolegjiumin pedagogjik për vitin shkollor përkatës.

Shpërndaje në: