Komunikimi i suksesit dhe shpërblimi i nxënësve të dalluar

Sot u realizua komunikimi i suksesit për nxënësit e viteve të para, të dyta dhe të treta të shkollës.

Me këtë rast, nxënësit e dalluar me sukses të shkëlqyeshëm u shpërblyen me nga një libër, dhuratë nga shkolla, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor 2025/2026.

Ndarjen e librave e bëri drejtori i shkollës, Admir Nazifi, së bashku me kujdestarët e klasave, ndihmësdrejtorin Bujar Mustafa dhe psikologen e shkollës Arta Maksuti Hasani.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse drejtori i shkollës, i cili shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për angazhimin e nxënësve në mësime dhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë vitit shkollor. Ai theksoi se këto suksese janë fryt i punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të nxënësve me mësimdhënësit, e në veçanti me kujdestarët e klasave, të cilët kanë qenë mbështetje e vazhdueshme gjatë gjithë procesit edukativo-arsimor.

Në fund, drejtori i uroi nxënësit për suksesin e arritur dhe i inkurajoi që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim, duke synuar rezultate edhe më të mira në vitin e ardhshëm shkollor.

Urime të gjithë nxënësve për suksesin e arritur dhe ju dëshirojmë pushime të këndshme verore!

Shpërndaje në: