Ministria e Arsimit është duke shqyrtuar mundësinë e aplikimit të mësimit onlajn, nëse keqësohet gjendja përshkak të virusit korona. Andaj shkolla jonë ka marrë masa të posaçme që materialiet elektronike që i posedojnë profesorët të jenë të publikuara në ueb-sajtin e shkollës tonë:
Materialet mësimore për nxënësit, si libra, skripta, prezantime, grafikone, ushtrime, teste, etj., që i posedojnë profesorët në formë elektronike, do të publikohen në Ueb Sajtin e shkollës tonë.
Materialet mësimore që do të publikohen do të jenë të këtyre formateve:
- PDF (.pdf),
- Word (.doc, .docx),
- Excel (.xls, .xlsx),
- PowerPoint (.pptx, .ppsx),
- Fotografi (.jpg, .png, .gif) si dhe
- Hiperlinqe (url në Internet)
Këto materiale do të mund të gjinden shumë lehtë pasi do të klasifikohen në bazë të lëmive, e gjithashtu edhe mund t’i kërkoni sipas emërtimeve.
Imazhi i huazuar nga competitionpolicyinternational.com