Provimet e Maturës

Me përfundimin e vitit të fundit të shkollës së mesme, në bazë të rregullores nevojitet edhe diplomimi, përkatësisht përfundimi i provimit të maturës, në kuadër të së cilit bënë pjesë edhe punimi i maturës ose punimi i diplomës.
Nxënësit maturant (gjimnaz dhe drejtime profesionale 4-vjecare) duhet t’ju nënshtrohen provimit të përbashkët nga gjuha shqipe, pastaj provimit nga lënda zgjedhore dhe provimit të mbrojtjes së punimit të maturës.
Punimi maturës mund të zgjidhet nga lëndët profesionale të profilit arsimor përkatës, përkatësisht nga ato lëndë që janë të parapara me rregullore, ndërsa në gjimnaz mund të zgjidhet nga shumica e lëndëve që mësohen gjatë shkollimit 4-vjeçar.