Mbrëmja e Maturës 2025/26

Më 13 qershor, maturantët e shkollës sonë festuan Mbrëmjen e Maturës 2025/26, një ngjarje e veçantë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës, z. Admir Nazifi, i cili uroi maturantët për përfundimin e një etape të rëndësishme të jetës së tyre dhe u dëshiroi shëndet, lumturi dhe suksese në rrugëtimin e mëtejshëm.

Mbrëmja u mbajt në ambientet e Restaurant Breta dhe u shoqërua me muzikë dhe atmosferë festive nga orkestri Leo Bend, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Urime të gjithë maturantëve dhe suksese në sfidat e reja që i presin!

Gjatë mbrëmjes u ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar për arritjet e tyre gjatë shkollimit katërvjeçar, për kontributin në aktivitete të ndryshme jashtëmësimore dhe në Parlamentin e Nxënësve, si dhe për lexuesin e vitit, edhe për këta nxënës:

  • Nazlije Osmani – klasa IV-1, shpallur Nxënëse e Gjeneratës, nga gjimnazi, drejtimi i përgjithshëm,
  • Ibrahim Fejzullahu– klasa IV-6, u shpall “Krenaria e gjeneratës”
  • Erinda Adili– klasa-IV-3,u shpall “Krenaria e gjeneratës”
  • Faton Latifi – klasa IV-2, nxënës i dalluar nga gjimnazi, drejtimi i përgjithshëm
  • Unejs Beqiri – klasa IV-4, nxënës i dalluar nga drejtimi i ekonomisë
  • Andi Zeqiri – klasa IV-5, nxënës i dalluar nga drejtimi i elektroteknikës,
  • Kaltrina Selimi – klasa IV-2, ishte Lexuesja e Vitit, nxënësja që lexoi më së shumti dhe frekuentoi më shpesh bibliotekën e shkollës.

Nga shërbimi i shkollës

Shpërndaje në: