Mbrëmja e maturës padyshim se është mbrëmja më e mirë në jetën e çdo nxënësi. Është një mbrëmje që ndanë dy epoka, epokën e shkollës së mesme ku nxënësit i thonë lamtumirë dhe epokën e studimeve që nxënësit i thonë mirë se do të gjejmë.
Kjo ndjenjë e veçantë shpirtërore e nxënësit është duke u përjetuar edhe në shkollën tonë të mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc, ku përgatiten nxënës të komunës tonë për një jetë më dobiprurëse individuale e kolektive. Këtë akt sa të lumtur e aq edhe të dhimbshëm e përjetojnë nxënësit tanë me vite të tëra. Edhe ky vit shkollorë i maturantëve sinjalizonte shumë pozitivisht në rrjedhat e aktiviteteve të gjithëmbarshme të tyre. Ata realizuan shumë projekte mësimore e jashtëmësimore, ndihmuan shokun-shoqen të tejkalojnë harxhimet e maturantit. Gjithçka po realizohej shumë mirë, pra edhe dita e Mbrëmjes së Maturës. Këto plane kishin edhe nxënësit shembullorë: Vjollca Rashiti IV-5, Amar Selimi IV-5 dhe Albrim Bajrami IV-9. Ajo që është përcaktuar të ndodh pa dijeninë e askujt edhe ndodhi kur automjeti i tyre u aksidentuar në rrugën lokale. Fatmirësisht asnjëri nga nxënësit nuk mori lëndime fatale por lëndime të rënda të cilat besojmë se do të i tejkalojnë gjatë shërimit.
Madhështia e Mbrëmjes së Maturës u venit sa hap e mbyll sytë. Ankthet ishin shumë ta dukshme te të gjithë bashkëmoshatarët dhe ajo që ishte madhështore u mor vendim nga të gjithë: Nxënësit, prindërit, drejtoria dhe anëtarët e Këshillit të shkollës, të solidarizohen duke përkrahur tejkalimin e lëndimeve dhe shpëtimin e jetëve të shokëve dhe shoqes së tyre. Mbrëmja përfundoj në heshtje, me fotografime për kujtim. Të gjithë uruan që të aksidentuarit të shpëtojnë dhe shërohen sa ma shpejt dhe të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e mëtutjeshme.
Vjollca, Albrim dhe Amar Ju urojmë shërim të shpejt dhe durim me besim në kthimin familjar edhe të prindërve, sepse atyre ju duheni që t’i realizoni ëndrrat tuaja.
Qoftë e kaluar të nderuar nxënës kjo ngjarje me dhembje fizike dhe shpirtërore.
Jemi me ju e bëhuni të forte sepse e meritoni.
Muhamed Jashari, ndihmës drejtor