Me ftesë të presidentit të Rëpublikës së Shqipërisë, një grup nxënësish dhe arsimtarë vizituan shtetin shqiptar

Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkëlqesisë së Tij z. Bujar Nishani, një grup nxënësish dhe arsimtarë, vizituan shtetin shqiptar më 08-10.04.2016.

Pas vizitave të vendeve me rëndësi të veçantë historike, arkeologjike etj, patëm rastin të vizitojmë presidencën e shtetit shqiptar. Pritja e presidentit Nishani ishte shumë bujare, i cili na njoftoi me gjendjen e situatës momentale në Shqipëri dhe rajon. Ishte në detaje i njohur me problemet e shqiptarëve në Luginë.

Shefi i kabinetit të presidentit, profesori Flamur Gashi, na shoqëroi gjatë gjithë kohës sa qëndruam në shtetin shqiptar. Nxënësit patën rastin të bisedojnë me presidentin dhe ta njoftojnë ate me të arriturat e tyre, planet në të ardhmen dhe mundësinë e ndihmës materiale që mund të ndaj shteti shqiptar për studentët e Luginës.

Ishte një moment i paharruar, i cili duhet lartë vlerësuar, sepse ishte rasti i parë që nxënësit e Luginës të vizitonin presidencën e Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë mund të shihni një galeri të fotografive të realizuara gjatë kësaj vizite.

Shpërndaje në: