Në garat republikane për simulim ekonomik “Titan”, ku kanë marrë pjesë qindra shkolla të mesme në Serbi, dy nxënësit tanë kanë nxënë vendin e parë.
Dy nxënësit e profilit arsimor Administrator Financiar të vitit të III-të, Dren Hida dhe Fatjon Leka, nën mentorimin e profesorit, Izeir Islami, kanë arritur që t’a shkruajnë historinë më të sukseseshme të shkollës tonë, ku në një konkurencë prej 100 shkollave të mesme të Serbisë, ata shpallen fituesit e kësaj gare ekonomike.
Më datë 21 Maj 2019, edhe solemnisht fituesve të garës “Titan” Dren Hida dhe Fatjon Leka, në qytetin e Novi Sadit nga ana e ndëhmësministres së ekonomisë në ambientet e rektoratit të Universitit të Novi Sadit, i’u ndanë çmimet – diplomat fituese.
“Titan”, është garë ekonomike për simulim të tregut, që organizon “Junior Achivmnent” (e akredituar nga Ministria e arsimit), ku nxënësit e shkollave të mesme, garojnë në mënyrën “online”, duke dhënë vendimet mbi bazat e parametrave dhe situatës së tregut.