Vizitë e deputetëve nga Kosova

Sot shkollën e vizituan komisioni per Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje Nait Hasani, Teutë Haxhiu, Ismajl Kurteshi, Arban Abrashi, Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani, me ç`rast u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu me bashkëpunëtorë.

Kërkesat tona ndaj deputetëve ishin te ngjashme me ato të përfaqësuesve lokalë, ndërsa për lëminë e arsimit u kërkua përkrahje me mjete kabinetike dhe ndihmë në ngritjen e cilësisë mësimore.

Deputetët u zotuan se do t’i përcjellin kërkesat tona në parlamentin e Kosovës.

Shpërndaje në: