Ana Mustafa, Durim Arifi dhe Fisnik Latifi siguruan një vend në programin edukativ 3-mujor MakersLab TikTok

Me krenari njoftojmë se në dhjetorin e kaluar, konkursi “Makers TikTok Creators” nga rrjeti i MakersLab në Serbi, i cili inkurajon pjesëmarrjen e nxënësve në edukimin STEAME (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art, Matematikë dhe Ndërmarrësi), u shndërrua në një përvojë të paharrueshme për tre nxënës të shkollës sonë.

Ana Mustafa, Durim Arifi dhe Fisnik Latifi krijuan një video vertikale dyminutëshe, në të cilën shpjeguan disa koncepte të neuroshkencës duke përdorur pajisjet inovative të MakersLab, nën udhëheqjen e mentores Merale Hasani dhe profesorit Izeir Islami, koordinatorit të MakersLab-it. Me videon e tyre, ata fituan konkursin dhe siguruan një vend në programin edukativ 3-mujor MakersLab TikTok.

Më 8 shkurt, ata u ftuan të marrin pjesë në një masterklasë intensive në objektin e kompanisë Nordeus në Beograd, ku u njohën me ekspertë të fushave të ndryshme – nga astrofizikantë dhe shkencëtarë deri te drejtorë agjencishë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Një moment i veçantë ishte kur një astrofizikante dhe shkencëtare e të dhënave shfaqi videon e ekipit të Anës, Durimit dhe Fisnikit si një shembull frymëzues për të tjerët.

Ky sukses është dëshmi e aftësive dixhitale dhe komunikative të nxënësve tanë dhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të ideve inovative në fushën e shkencës. Urime për ta dhe për shumë suksese të reja në të ardhmen!

Nga shërbimi i shkollës.

Shpërndaje në: