Këshilli i Prindërve

Këshilli i Prindërve

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Prindërve

Mënyra e zgjedhjes së Këshillit të Prindërve është e rregulluar me statusin e Shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

Këshillin e Prindërve e përbëjnë nga një përfaqësues i prindërve të nxënësve për çdo paralele në Shkollë. Përfaqësuesin në Këshillin e Prindërve e zgjedhin prindërit e nxënësve në paralele përmes votimit publik në mbledhjen e parë të prindërve që e thirr kujdestari i paraleles në fillim të vitit shkollor. Në Këshillin e Prindërve zgjidhet ai përfaqësues që fiton më së shumti vota nga numri i tërësishëm i prindërve të nxënësve të një paraleleje.

Në zgjedhjen e përfaqësuesit të prindërve të paraleles në Këshillin e Prindërve, kujdestari i paraleles e regjistron me shkrim në Librin e Evidencës (Ditar), në të cilin shënon datën e realizimit të mbledhjes, që si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e përfaqësuesit të prindërve në Këshillin e Prindërve, numrin e prindërve të pranishëm, cilët janë kandidatët e propozuar dhe cili është rezultati i votimit pas zgjedhjes.

Anëtarët e Këshillit të prindërve për vitin shkollor 2021/2022 janë:

Kryetar i këshillit të prindërve në vitin shkollor 2021/2022 është zgjedhur: Ali Latifi

KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË PRINDËRVE:
  • propozon tre përfaqësues të prindërve në Këshillin Shkollor;
  • propozon përfaqësuesit e saj në aktivin profesional për planifikim zhvillimor si dhe në ekipe tjera profesionale në shkollë;
  • propozon masa për sigurim të cilësisë dhe avancimit të punës edukative-arsimore;
  • merr pjesë në procesin e propozimit të lëndëve zgjedhore dhe në procesin e zgjedhjeve të teksteve mësimore;
  • shqyrton propozimin e programit edukativo-arsimor, planit zhvillimor, planit vjetor të punës, raporteve në realizimin e tyre, vlerësimit dhe vetëvlerësimit;
  • shqyrton qëllimin e përdorimit të fondeve (mjeteve) nga donacionet si dhe nga veprimtaria e gjerë e shkollës;
  • i propozon Këshillit Shkollor qëllimin e përdorimit të fondeve (mjeteve) të realizuara nga puna e kooperativa e nxënësve si dhe të grumbulluara nga prindërit;
  • shqyrton dhe monitoron kushtet e punës në shkollë, kushtet për avancim të mësimit, pastaj për sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve;
  • merr pjesë në procesin përgatitjes së masave për mbrojtje dhe siguri të nxënësve gjatë kohës së qëndrimit në shkollë si dhe të gjitha aktiviteteve që i organizon shkolla;
  • jep pëlqimin për programin dhe organizimin e eskurzionit, koston e eskurzionit dhe zgjedhjen e agjencisë si dhe shqyrton raportin e realizimit të tyre;
  • shqyrton edhe çështje tjera të përcaktuara me ligj dhe status.
Shpërndaje në: