Kodi i Sjelljes së Nxënësve

Kodi i Sjelljes së Nxënësve

Kodi nënkupton rregull. Rregullat shërbejnë t’i ndihmojnë njerëzit për të pasur jetë më cilësore.

Në çdo veprimtari të jetës ekzistojnë rregullat: në komunikacion, në të shkruarit, në matematikë, në të ushqyerit, në veshmbathje, sjellje… nëse i respektojmë, kohën që e kalojmë në shkollë do ta kemi më të lehtë dhe më të këndshme.

Ata që dinë le t’i përkujtojnë njohuritë,
ata që nuk dinë – le t’i mësojnë!

Kodin e sjelljes së nxënësve në shkollën tonë e kemi paraqitur si bashkësi e neneve / rregullave individuale. Ne këto rregulla pak i kemi rigrupuar, i kemi dhënë emërtime “tona” dhe do t’i paraqesim në vazhdim.

FAKTE DHE SYGJERIME
  • Inventari i shkollës na shërben të gjithëve. Mos e shprehni pakënaqësinë tuaj në atë. Mos u bëni të fuqishëm ndaj asaj që nuk mund të vetëmbrohet. Nëse kryeni ndonjë dëmtim, prindërit tuaj do të duhet ta kompensojnë atë. Dëmet që i shkaktoni nuk i shërbejnë askujt.
  • Jini të kujdesshëm ndaj më të dobëtëve. Ekzistojnë situata dhe aktivitete kur ju do të jini pala e dobët.
  • Sigurisht ndjeni pakënaqësi kur dikush sorollatë në çantën tuaj, mos ja bëni edhe ju të tjerëve.
  • Nëse keni vendosur që në shkollë të sillni gjësende të vlefshme, le të jetë kjo në përgjegjësinë tuaj. Mos i fajësoni të tjerët pastaj nëse ato dëmtohen apo humbin.
  • Sjellja në shkollë e gjësendeve që të tjerët mund t’i lëndoni mund t’ju vendos përgjithmonë në qendër të vëmendjes ashtu qysh nuk keni dashur. Mendoni me kohë dhe lini ato gjësende në shtëpi.
  • Qëndrimi në një ambient më të rregullt dhe më të pastër gjithsesi është më e këndshme për të gjithë. Klasa, kabineti, korridori dhe oborri i shkollës do të jenë të atilla ashtu siç ju i krijoni. Andaj mos hidhni mbeturina përreth, përveç në shporta dhe në hapësirat e parapara për ato.
  • Supozohet se përdorimi i hapësirave të tualeteve për të gjithë është e njohur. Mos e përhapni numrin e punëve që aty do t’i kryeni, e gjithashtu nuk është edhe hijshme që shumë gjatë të qëndroni. Në tualet duhet të jini vetëm, është sjellje më e mirë.
  • Dashuria është pjesë e privatësisë dhe intimitetit tonë. Shprehja e saj në kontakt të ngushtë në mënyrë publike është e pasjellshme dhe e pahijshme në ambientet e shkollës.
ËSHTË E LEJUAR…TË THUHET, TË BËHET…
  • Ashtu si çdoherë tjetër, edhe gjatë orës mësimore është më e rëndësishme të respektoni vetveten. Kërkoni që të gjithë të jenë të qetë dhe të dëgjojnë kur flisni. Kjo është minimalja e vlerësimit tuaj që i keni borxh vetes dhe të tjerëve.
  • Edhe kur jeni të tendosur apo të brengosur, mos harroni që më të moshuarit dhe shokët tuaj t’i përshëndetni: “Tungjatjeta” , “Mirupafshim”. Ata kjo do t’i gëzoj, e juve nuk do t’ju dëmtoj.
  • Respektimi i të rriturve, edhe atëherë kur nuk janë në tërësi sipas shijes tuaj, mund të shprehet në shumë mënyra: duke ju lëshuar vendin në ulëse, duke i përshëndetur në mënyrë të qartë, duke i dhënë përparësi gjatë kalimit nëpër dyer. Është e qartë se kjo mësohet në fëmijërinë e hershme, në familje. Shkolla është vend i qëlluar për të zbatuar këtë edukatë.
  • Shprehni mendimin apo pakënaqësinë tuaj me fjalë të zgjedhura, njerëzore. Kësisoj, shumë thjeshtë do të zgjidhni çdo mosmarrëveshje me arsimtarë dhe me shokë.
  • Para se dikujt t’i shprehni kundërshtim (vërejtje), rishqyrtoni veten. Edhe ju keni ndoshta të meta që nuk i vini re. Eliminoni njëherë mangësitë tuaja, e më pas kritikoni të tjerët.
  • Hyrja në hapësira të mbyllura do të jetë më e thjeshtë nëse paraprakisht shumë njerëzisht trokitni në dyer. Në atë rast sigurisht do të merrni përgjigje pozitive e të këndshme.
  • Mosmarrëveshjet mos i zgjidhni me dhunë. Befasoni shokët tuaj ashtu që çdo mosmarrëveshje zgjidhni duke e shtrirë i pari dorën e pajtimit. Dashuroni atë që jemi të ndryshëm. Do të ishte monotone po të ishim të gjithë njëjtë të mençur dhe të pashëm. Jini origjinal, por jo në llogari të dikujt tjetër.
„UNIFORMAT“ apo SI TË VISHEMI

Rrobat për shkollë duhet të jenë në përputhje me rregullat e veshjes në shkollë ashtu që të ruhet dinjiteti i saj:

  • Tek vajzat/djemtë nuk guxojnë të jenë lakuriq shpina, supet, gjoksi dhe stomaku.
  • Rrobat nuk duhet të jenë të tejdukshme.
  • Gjatësia e fundit të vajzave nuk guxon të jetë më i shkurtë se 2cm mbi gjunjë.
  • Djemtë duhet të veshin pantallona me gjatësi të përshtatshme (kurrsesi pantallona të shkurta, bermuda dhe të ngjashme).
  • Vajzat duhet të shmangin bizhuteritë dhe grimin e theksuar. Bizhuteritë diskrete (gjerdan, vathë, unazë) konsiderohen stil personal, por shkolla nuk mbanë përgjegjësi për humbjen eventuale të tyre.
  • Tatuazhet dhe pirsingu nuk janë të lejuara.
  • Nxënësit janë të obliguar të kenë flokë të pastër dhe frizura të rregullta.
Shpërndaje në: