Gjimnaz i përgjithshëm
Nëpër gjimnaze nxënësit përgatiten për shkollim te mëtutjeshëm nëpër fakultete dhe shkolla të larta të drejtimeve profesionale.
Gjimnazet ofrojnë arsimim të gjerë të përgjithshëm, shkollimi zgjatë katër vite – gjatë kësaj kohe mund të zbulohen apo të zhvillohen interesime për lëmi të caktuara. Shkuarja ne gjimnaz mundëson që të rishqyrtohet vendimi, që të arrihen njohuri të ndryshme dhe përvoja, e me ketë edhe të merret një vendim më i matur.
Drejtimet në gjimnaz ofrojnë njohuri dhe përgatisin për regjistrim në fakultete apo shkolla të larta të studimeve profesionale – p.sh. për regjistrim në filozofik, filologjik, në drejtësi, në fakultetin e shkencave politike, për regjistrim në fakultetin elektroteknik, matematikor-natyror, makineri, fakulteti biologjik, kimik, si dhe në shkollat e larta profesionale…
Mos harroni gjimnazi nuk aftëson për asnjë profesion. Nëse pas gjimnazit nuk kryeni ndonjë fakultet apo ndonjë shkollë të lartë të studimeve profesionale – është vështirë te punësoheni pa pasur ndonjë kualifikim plotësues – ndonjë kurs plotësues dhe diplome adekuate.
Në shkollën tonë aktualisht nxënësit ndjekin mësimet në Gjimnazin e përgjithshëm.
| GJIMNAZ I PËRGJITHSHËM | Numri i orëve në javë | ||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | ||||||||
| Lëndët mësimore | T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B |
| Gjuhë shqipe dhe letërsi | 4 | 4 | 4 | 4 | |||||||
| Gjuhë serbe | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Gjuhë angleze | 2 | 2 | 4 | 3 | |||||||
| Gjuhë latine | 2 | 2 | |||||||||
| Psikologji | 2 | ||||||||||
| Histori | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Filozofi | 2 | 3 | |||||||||
| Sociologji | 2 | ||||||||||
| Kushtetuta dhe të drejtat qytetare | 1 | ||||||||||
| Gjeografi | 2 | 2 | 2 | ||||||||
| Biologji | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Matematikë | 4 | 4 | 4 | 4 | |||||||
| Fizikë | 2 | 2 | 3 | 2 | |||||||
| Kimi | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Kompjuterikë dhe informatikë | 2 | 60 | 1 | 30 | 1 | 30 | |||||
| Kulturë muzikore | 1 | 1 | |||||||||
| Kulturë figurative | 1 | 1 | |||||||||
| Edukatë fizike | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Lëndët zgjedhore | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||||
| T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
| Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 | |||||||
| Gjuhë frenge / Gjuhë gjermane | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Nga viti shkollor 2018/2019 me vendim të Ministrisë së Arsimit planprogrami i Gjimnazit ndryshohet edhe gjithashtu shtohen edhe lëndë të reja si programe zgjedhore në çdo vit shkollor.
Në tabelën e mëposhtme është paraqitur lista e lëndëve obligative dhe zgjedhore si dhe fondi javor i orëve për çdo lëndë mësimore.
| GJIMNAZ I PËRGJITHSHËM | Numri i orëve në javë | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||
| Lëndët mësimore | T | U | T | U | T | U | T | U |
| Gjuhë dhe letërsi shqipe | 4 | 4 | 4 | 4 | ||||
| Gjuhë serbe si gjuhë jo amtare | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||
| Gjuhë angleze | 2 | 1 | 0.5 | 2 | 1 | 1 | 1 | |
| Gjuhë latine | 2 | 2 | ||||||
| Psikologji | 2 | |||||||
| Histori | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||
| Filozofi | 2 | 3 | ||||||
| Sociologji | 2 | |||||||
| Gjeografi | 2 | 2 | 2 | |||||
| Biologji | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||
| Matematikë | 4 | 4 | 5 | 4 | ||||
| Fizikë | 2 | 1 | 0.5 | 1 | 1 | 2 | 0.5 | |
| Kimi | 2 | 1 | 0.5 | 1 | 0.5 | 2 | ||
| Kompjuterikë dhe informatikë | 2 | 2 | 1 | 1 | ||||
| Kulturë muzikore | 1 | 1 | ||||||
| Kulturë figurative | 1 | 1 | ||||||
| Edukatë fizike dhe shëndetësore | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||
| Lëndët zgjedhore | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | ||||
| T | U | T | U | T | U | T | U | |
| Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 | ||||
| Gjuhë frënge / Gjuhë gjermane | 2 | 1 | 0.5 | 1 | 0.5 | 1 | 0.5 | |
| Lëndë zgjedhore sipas programit * | 2 | 2 | 4 | 4 | ||||
*
Sipas planit dhe programit të ri, nga viti shkollor 2018/2019 në gjimnaz futen edhe lëndë zgjedhore me fond javor prej 1 ore në klasën e parë dhe dytë dhe 2 orë në klasën e tretë dhe katërt.
Në klasën e parë nxënësve i’u jepet mundësia që të zgjedhin dy lëndë nga gjithsej katër sa do t’i ofroj shkolla, ndërsa në klasën e dytë ju mundësohet ndryshimi i lëndës zgjedhore, varësisht nga interesimi i tyre.
Në klasën e tretë nxënësit mund të zgjedhin gjithashtu dy lëndë tjera zgjedhore nga gjithsej pesë sa do t’i ofroj shkolla, por lëndën e zgjedhur nuk mund ta ndryshojnë më në klasën e katërt.
Programet zgjedhore për klasën e parë dhe dytë në gjimnaz janë:
- Gjuha, mediet dhe kultura
- Individi, grupi dhe shoqëria
- Shëndeti dhe sporti
- Shkencat aplikative
Programet zgjedhore për klasën e tretë dhe katërt në gjimnaz janë:
- Shkencat aplikative 2 për orientim në shkencat teknike
- Bazat e gjeopolitikës
- Ekonomia dhe biznesi
- Metodologjia e hulumtimit shkencor
- Teknologjitë bashkëkohore
