Pas më se dy dekadash punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, profesoresha e gjuhës shqipe Hanëmshahe Hyseni – Fejzullahu, këtë fundvit shkollor, në moshën 65 vjeçare i ka dhënë fund karrierës së saj në arsim, si mësimdhënëse në shkollën e mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc.
Kontributi i saj në arsimimin e gjeneratave fillon që nga viti që nga shatori i vitit 2004 pranë shkollës së mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc, duke u përballur me sfida të ndryshme për shkollimin e rinisë sonë.
Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e saj në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, gjenerata me radhë, prej më se dy dekadash drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Amir Nazifi, ka falënderuar profesoreshën Hanëmshahe për angazhimin e mirëfilltë të saj, dhënë këtij tempulli të diturisë.
Drejtori dhe kolektivi i shkollës së mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc, gjithashtu i kanë uruar pensionimin profesoreshës Hanëmshahe, që së pari të ketë shëndetin dhe ta gëzojë me gjitha të mirat në jetë, dhe njëherësh i kanë dëshiruar shëndet dhe pension të rehatshëm gjatë jetës së saj.
Hanëmshahe H. Fejzullahu
Ka lindur, më 19.08.1961, në Priboc, Komuna e Bujaoncit, me vendbanim në fshatin Tërnoc. Shkollimin fillor, ciklin e ulët e ka mbaruar në Priboc, pastaj nga klasat VI, VII dhe VIII në Shkollën Fillore “25 Maji”, tani “Naim Frashëri” në Bujanoc, si dhe Gjimnazin “Sezai Surroi” po ashtu, në Bujanoc. Studimet në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, i ka kryer në Prishtinë. Që nga shatori i vitit 2004, ka filluar punën si profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, në të cilën ka vazhduar të punojë, derisa është pensionuar.







