Më 4 nëntor 2026, pas më shumë se dy dekadash pune dhe përkushtimi në arsim, profesori i nderuar Refik Fejzullahu përmbylli rrugëtimin e tij profesional në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
I lindur më 4 nëntor 1961 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, profesor Refik Fejzullahu arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Sezai Surroi” në Bujanoc, në drejtimin shoqëror-gjuhësor. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Teknik, në degën e makinerisë, duke fituar titullin inxhinier i diplomuar i makinerisë.
Në vitin 2005 filloi punën si mësimdhënës në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”, ku dha një kontribut të çmuar në edukimin dhe aftësimin profesional të shumë gjeneratave të nxënësve në fushën e makinerisë.
Gjatë gjithë karrierës së tij, profesor Refiku u dallua për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj nxënësve. Si koleg, ishte gjithmonë bashkëpunues, i dashur dhe miqësor, duke ndërtuar marrëdhënie të sinqerta e të respektueshme me të gjithë kolektivin. Këto cilësi profesionale dhe njerëzore e bënë një mësimdhënës të vlerësuar dhe një koleg të respektuar.
Drejtoria dhe kolektivi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” i shprehin mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për kontributin e tij shumëvjeçar në arsim, bashkëpunimin dhe vlerat njerëzore që dëshmoi ndër vite.
I nderuar profesor Refik, ju falënderojmë për gjithçka që i dhatë shkollës sonë! Ju urojmë ta gëzoni pensionin me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur!
Nga shërbimi i shkollës.


