Postimet e fundit
Nxënësit tanë në shkëmbim interkulturor në Zvicër!
Nga 14 deri më 29 tetor 2025, nxënësit e shkollës sonë, së bashku me profesoreshën Jelena, morën pjesë në një shkëmbim interkulturor në Zvicër, në kuadër të projektit “Qyteti ynë, […]
Kolektivi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” realizoi një ekskursion treditor në Shqipëri
Kolektivi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” realizoi një ekskursion treditor në Shqipëri, me destinacion qytetet Pogradec, Voskopojë, Korçë dhe Tiranë.
Pensionohet prof. Ilmi Ibraimi
Sot, në një ambient të ngrohtë mes kolegëve, familjarëve të profesorit Ilmi Ibraimi dhe me një koktej rasti plot emocione e kujtime, u shënua pensionimi i profesorit Ilmi Ibraimi, ixhinier […]
Pensionohet profesori Metali Krasniqi
Sot, në një ambient të ngrohtë mes kolegëve, me një koktej rasti plot emocione e kujtime, u shënua pensionimi i një prej figurave më të dashura të shkollës sonë – […]
Kampi ndërkulturor – Mësim nëpërmjet shoqërimit
Nxënësit e shkollës sonë, Lorik Rexhepi, Aurora Zeqiri dhe Erijon Sejdiji patën mundësinë të marrin pjesë në kampin ndërkulturor në Liqenin e Argjendtë (26 – 29 shtator 2025), të organizuar […]
Dita Evropiane e Gjuhëve 2025
Sot shkolla jonë shënoi Ditën Evropiane të Gjuhëve përmes punëtorive, kuizeve dhe aktiviteteve kreative që sollën në pah pasurinë dhe larmishmërinë e gjuhëve evropiane. Nxënësit patën mundësinë të njihen me […]
Rreth nesh
Shkolla e mesme „Sezai Surroi“ është institucion i vetëm i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit. Veprimtaria e kësaj shkolle ka filluar në Shtator të vitit 1968 në fshatin Tërnoc si paralele e ndarë e Gjimnazit të Preshevës.
Deri në ditët e sotit ka kaluar nëpër shumë sfida duke u zvogëluar e duke u rritur, e gjithashtu edhe duke ju ndryshuar edhe emri i saj.
Por, tani shkolla jonë radhitet ndër më të mirat dhe më bashkëkohoret në rajon me kushte shumë të mira për realizimin e procesit edukativo-arsimor.
Ajo edukon breza të rinjësh në mënyrë multidisciplinare, pasi si shkollë është e tipit të përzier, përmbanë edhe gjimnaz por edhe drejtime profesionale.
Himni i shkollës
Shkolla jonë posedon:
Bibliotekë
të furnizuar me mijëra tekste mësimore për nxënësit dhe punëtorët e shkollës.
Fushën dhe sallën e sportit
për zhvillimin e lëmit të edukatës fizike dhe aktiviteteve tjera sportive.
Kabinete të kompjuterëve
për lëmin e informatikës si dhe lëndëve tjera në drejtime profesionale.
Punëtoritë
për realizimin e mësimit praktik në drejtimet profesionale të shkollimit 4-vjeçar dhe 3-vjeçar.
Për informacione shtesë mund të ...
E gjithashtu mund t'na gjeni edhe në ...
Stafi i punës
Shkolla në shifra
Këshilla për nxënësit
Si të dukeni!
Rrobat që vishni flasin shumë për personalitetin tuaj. Ato pasqyrojnë shijen dhe stilin e çdo individi. Mënyra se si ju visheni i dërgoni të tjerëve porosinë se kush jeni, por gjithashtu edhe mund t'i shqetësoni.
Mirësjellja
Është e lejuar që në sasi të mëdha të përdorni fjalët: ju lutem, më falni, faleminderit, urdhëroni. Në kombinim me buzëqeshje, para jush do të keni mundësi të pafundme. Provoni! Suksesin e keni të garantuar.
Sugjerim
Nëse regjistroheni në shkollë të mesme, e udhës është edhe ta mbaroni atë. Andaj, duhet të jini i rregullt në vijim. Nëse keni vijim të rregullt, përfitimi më i madh është i juaji. Përmbajuni rregullave, do të shpërbleheni me sukses!
Këshillat profesionale
Për organizim më profesional me rregullore të shkollës, nga ana e këshillit të arsimtarëve është e paraparë të ekzistojnë këshilla profesionale të profesorëve për lëmi të caktuara, edhe atë:
Revistë e nxënësve
"ZGJIMI RINOR"
Revistë e nxënësve të shkollës tonë, botohet në formë të shtypur, e gjithashtu e publikojmë edhe online.
LAVDIA E SHKOLLËS TONË GJITHASHTU QËNDRON EDHE NË HISTORIKUN E SAJ!
Kemi partneritet me...












