Me respekt të veçant dhe mirënjohje, kolektivi i shkollës sonë njofton pensionimin e profesorit dhe ish-drejtorit tonë të nderuar zotëri Zejni Fejzullahut, i cili për 10 vite me radhë udhëhoqi institucionin tonë me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai dha kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shkollore. Si drejtor, ai punoi me vizion dhe përkushtim për avancimin e shkollës, duke krijuar një atmosferë bashkëpunimi, respekti dhe suksesi.
Në emër të kolektivit, nxënësve dhe prindërve, e falënderojmë për punën dhe angazhimin shumëvjeçar, duke i uruar shëndet, lumturi dhe ditë të qeta e të mbushura me gëzim në kapitullin e ri të jetës së tij.
Fjalën e mori drejtori i shkollës z. Admir Nazifi i cili shprehu mirënjohjen dhe respektin e tij për kontributin dhe përkushtimin shumëvjeçar të ish-drejtorit dhe profesorit tonë.
Më pas, fjalën e mori ndihmësdrejtori i shkollës z. Bujar Mustafa, i cili e falënderoi për punën e palodhshme dhe kontributin e madh në digjitalizimin e shkollës, si dhe për shumë arritje të tjera që kanë ndikuar pozitivisht në modernizimin dhe përparimin e institucionit tonë.
Falën e mori edhe psikologia e shkollës, Arta Hasani Maksuti e cila shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen, dhe bashkëpunimin e sinqertë ndër vite. Ajo theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë pranë tij , duke vlerësuar profesionalizmin, qetësinë dhe respektin që ai ka sjellë në shkollë si drejtor dhe mësimdhënës.
Fjalën e mori profesori Muhamedi, koleg, bashkëpunëtor dhe mik i tij i kahershëm, i cili me fjalë emocionale e falënderoi për kontributin, shoqërinë dhe punën e vyer që ka bërë ndër vite në arsim dhe në shkollën tonë.
Pensionim të mbarë dhe faleminderit për gjithçka!










