Dita e Shkollës është një aktivitet i veçantë që organizohet për të festuar sukseset, dijen dhe bashkëpunimin ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve.
Në këtë ditë u realizuan programe të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative, si: recitime, këngë dhe aktivitete të tjera artistike. Nxënësit që me shumë përkushtim dhe dashuri pranuan dhe interpretuan detyrat e tyre ishin: Erijon Sejdiu, Azra Veseli, Tuana Zairi, Lea Murati, Amelia Sulejmani, Ledona Selimi, Bertina Aqifi, Emira Ferati dhe Viola Memeti — nxënës të cilët i dhanë hijeshi dhe ngrohtësi shkollës sonë.
Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi i talenteve të nxënësve tanë, si dhe forcimi i dashurisë për shkollën duke krijuar një atmosferë festive dhe miqësore.
Në emër të Drejtorisë së shkollës, ndihmësdrejtori Prof. Bujar Mustafa, në fjalën përshëndetëse, uroi nxënësit dhe profesorët për Ditën e Shkollës, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm që ata tregojnë çdo ditë në procesin edukativo-arsimor. Ai shprehu dëshirën që në vitet në vijim kjo festë të shënohet me programe edhe më të pasura kulturore dhe artistike. Po ashtu, falënderoi profesorët e gjuhës për kontributin dhe angazhimin e tyre në organizimin e këtij programi.
Dita e Shkollës është dhe do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për secilin nxënës, si motiv për arritje dhe suksese të reja.
Gëzuar Ditën e Shkollës!















