Gjatë periudhës 30 prill – 4 maj 2026, maturantët e shkollës sonë realizuan me sukses ekskursionin pesëditor në Shqipëri, duke vizituar qytetet si Vlora, Tirana dhe Durrësi.
Ky udhëtim edukativ dhe rekreativ u organizua me qëllim të njohjes më të afërt me vlerat kulturore, historike dhe natyrore të vendit, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe shoqërisë ndërmjet nxënësve. Gjatë qëndrimit, nxënësit patën mundësinë të eksplorojnë vende të rëndësishme, të kalojnë kohë cilësore së bashku dhe të krijojnë kujtime të bukura që do t’i mbajnë mend gjatë.
Ekskursioni u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë, me disiplinë dhe sjellje shembullore nga ana e nxënësve. Falënderojmë profesorët shoqërues për përkushtimin dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë udhëtimit.
Ky aktivitet përbën një pjesë të rëndësishme të jetës shkollore, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin personal dhe social të nxënësve tanë.
Bujanoc, 06.05.2026
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës