Mbrëmja e Maturës në vitin shkollor 2024/25

Të shtunën, më 14 qershor, festuam një nga ngjarjet më të bukura dhe emocionuese të vitit – Mbrëmjen e Maturës së gjeneratës 2024/25! Ishte një mbrëmje magjike, e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe kujtime që do të mbeten gjatë në mendjet dhe zemrat tona.

Mbrëmjen e hapi drejtori i shkollës, z. Admir Nazifi, me këto fjalë:

“Kjo mbrëmje shënon një pikë kthese në jetën tuaj, mbylljen e një kapitulli të bukur dhe hapjen e një tjetri, plot sfida, mundësi dhe përgjegjësi të reja. Maturantë, dëgjojeni zemrën tuaj dhe mos ndaloni kurrë së ëndërruari! Jini të guximshëm, besoni në vetvete dhe ecni përpara me kurajë. Në emër të stafit të shkollës, ju urojmë nga zemra: Urime Matura! Ju dëshirojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj!”

Gjatë mbrëmjes u ndanë mirënjohje për nxënësit më të dalluar, për kontributin në aktivitetet e Parlamentit të Nxënësve si dhe për lexuesin e vitit:

  • Olis Salihu – klasa IV-3, për angazhimin e vazhdueshëm në aktivitetet e Parlamentit të Nxënësve
  • Melina Ameti – klasa IV-3, për pjesëmarrjen aktive në Parlamentin e Nxënësve
  • Verda Selimi – klasa IV-3, shpallur Lexuesja e Vitit
  • Elmira Rrustemi – klasa IV-2, nxënëse e dalluar nga gjimnazi, drejtimi i përgjithshëm
  • Loresa Avdiu – klasa IV-3, nxënëse e dalluar nga drejtimi i mjekësisë
  • Zejnepe Osmani – klasa IV-4, nxënëse e dalluar nga drejtimi i ekonomisë
  • Riza Nevzadi – klasa IV-6, nxënës i dalluar nga drejtimi i Makinerisë
  • Durim Arifi – klasa IV-5, shpallur Krenaria e Gjeneratës, drejtimi: Elektroteknik i kompjuterëve
  • Ana Mustafa – klasa IV-1, shpallur Nxënëse e Gjeneratës, nga gjimnazi, drejtimi i përgjithshëm

Faleminderit të gjithëve që kontribuan për ta bërë këtë mbrëmje kaq të veçantë!

Nga shërbimi i shkollës.

Shpërndaje në: