Dita Evropiane e Gjuhëve 2025

Sot shkolla jonë shënoi Ditën Evropiane të Gjuhëve përmes punëtorive, kuizeve dhe aktiviteteve kreative që sollën në pah pasurinë dhe larmishmërinë e gjuhëve evropiane. Nxënësit patën mundësinë të njihen me gjuhë, kultura dhe zakone të vendeve të ndryshme, duke zhvilluar vetëdijen për rëndësinë e shumëllojshmërisë gjuhësore dhe mirëkuptimit ndërkulturor.
 
Faleminderit nxënësve të shkollës sonë për angazhimin e tyre, profesoreshës Jellena për përkushtimin dhe udhëheqjen, si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë që kontribuan në realizimin e këtyre aktiviteteve.
 
Nga shërbimi i shkollës.
Shpërndaje në: