Kampi ndërkulturor – Mësim nëpërmjet shoqërimit

Nxënësit e shkollës sonë, Lorik Rexhepi, Aurora Zeqiri dhe Erijon Sejdiji patën mundësinë të marrin pjesë në kampin ndërkulturor në Liqenin e Argjendtë (26 – 29 shtator 2025), të organizuar nga Misioni i OSBE-së, së bashku me bashkëmoshatarë nga Presheva, Medvegja dhe Subotica.

Në kamp morën pjesë edhe profesorët Shemsije Mustafa, Hisen Saqipi dhe Jelena Randjelović.

Përmes punëtorive, punës në grup dhe shoqërimit të pasur, pjesëmarrësit trajtuan tema të ndryshme të ndërkulturalitetit, duke ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë dhe tolerancë përmes diversitetit.

Fokusi i veçantë ishte te modelet:

  • Ajsbergu
  • Multikulturalizmi dhe ndërkulturalizmi
  • Modeli i Bennett-it dhe aktivitetet role play

Ky kamp ishte një mundësi e vlefshme për shkëmbim përvojash, zhvillim të empatisë dhe ndërtim urash miqësie midis të rinjve nga mjedise të ndryshme.

Nga shërbimi i shkollës.

Shpërndaje në: