Ekskursioni i maturantëve – Shqipëria 2025

Në periudhën 01 – 05 maj 2025, maturantët e shkollës sonë realizuan një ekskursion pesëditor në Shqipëri, duke vizituar qytetet Krujë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës.

Qëllimi i ekskursionit ishte forcimi i lidhjes me natyrën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, si dhe nxitja e bashkëpunimit dhe sjelljeve sociale pozitive mes nxënësve tanë. Nxënësit përjetuan momente të paharruara, u kënaqën me bukuritë natyrore, vizituan vende historike, dhe shijuan relaksin në plazh.

Gjatë gjithë udhëtimit, ata dëshmuan kulturë të lartë dhe sjellje shembullore.

Falënderojmë nxënësit tanë për përgjegjësinë e treguar dhe profesorët shoqërues për përkushtimin që ky udhëtim të realizohej me sukses!

Udhëheqës i ekskursionit:
Prof. Bujar Mustafa, ndihmës drejtor

Shpërndaje në: