Rezultate solide të nxënësve të shkollës sonë në garat nga lënda e Biologjisë

Sot, më 21.03.2025, e shtunë, nxënësit tanë ishin pjesëmarrës në garat e Rajonit të Pçinjës në lëndën e Biologjisë, të cilat u mbajtën në qytetin e Vranjës. Në përcjellje të nxënësve, edhe atë Dion Azemi dhe Tuana Zairi nga klasa III/2, si dhe Edon Sulejmani nga klasa III/3, ishte profesori i lëndës, Hamdi Kamberi.

Nxënësit tanë treguan rezultate solide në këto gara, edhe pse nuk arritën të rrëmbejnë ndonjë nga tre vendet e para.

Drejtoria falënderon profesorin Hamdi Kamberi për angazhimin, ndërsa nxënësve u dëshiron suksese në mësime dhe garat e ardhshme.

Shpërndaje në: