Në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit inovativ, të mbështetur nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe i monitoruar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, sot ka nisur trajnimi me nxënës në ambientet e shkollës sonë.
Nxënësit u njohën me qëllimin dhe rëndësinë e projektit, i cili synon zhvillimin e njohurive digjitale dhe aftësive praktike në fushën e programimit, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes.
Ky projekt përfaqëson një mundësi konkrete për të rinjtë e Bujanocit, falë mbështetjes së vazhdueshme të Komunës së Bujanocit.
Nga shërbimi i shkollës.