Nxënësit tanë në shkëmbim interkulturor në Zvicër!

Nga 14 deri më 29 tetor 2025, nxënësit e shkollës sonë, së bashku me profesoreshën Jelena, morën pjesë në një shkëmbim interkulturor në Zvicër, në kuadër të projektit “Qyteti ynë, shkollat tona”, bashkë me nxënës nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci.

Gjatë qëndrimit, ata morën pjesë në punëtori mbi komunikimin, bashkëpunimin dhe ndërtimin e paqes, hartuan plane veprimi për shkollat e tyre dhe krijuan emisione radiofonike ku zhvilluan aftësitë mediatike.

Përveç aktiviteteve mësimore, nxënësit vizituan Cyrihun, Lucernin, Sent Gallenin dhe Ebenalpin, duke përjetuar nga afër kulturën dhe natyrën e mrekullueshme të Zvicrës.

Një përvojë e paharrueshme që solli miqësi të reja, mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkulturor!

Nga shërbimi i shkollës.

Shpërndaje në: