Sot, për vizitë në shkollën tonë ishte koordinatori i OSBE-së me seli në Bujanoc z. Kiron Reid. Ai u prit nga drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu me bashkëpunëtoret Arta Hasani – Maksuti dhe Bukurije Boriqi. Me këtë rast ai u njoftua me të arriturat në shkollë dhe problemet që po përballemi kohët e fundit.
Nga koordinatori z. Kiron Reid u kërkua ndihmë në zgjidhjen e problemeve të kamotshme që e ngarkojnë arsimin shqip në Luginë të Preshevës, i cili u zotua se do t’i ndihmojë proceset si dhe do të i njoftojë organet më të larta të OSBE-së me kërkesat tona.