Ministri Liburn Aliu viziton shkollën e mesme “Sezai Surroi”

Sot shkollën tonë e vizitoi z. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësiror dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, me bashkëpunëtorë, i përcjellë nga z. Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit.

Drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu të pranishmit i njoftoi me gjendjen momentale në shkollë dhe më gjerë si dhe problemet që në vazhdimësi po e përcjellin arsimin në Luginë të Preshevës.

Kjo vizitë mjaftë e ngrohtë, presim të konkretizohet me projekte konkrete, në mënyrë qw të ngritet cilësia e arsimit në shumë fusha.

Ministrit Aliu, me prejardhje nga Presheva, në shenjë respekti iu dhuruan librat që pasqyrojnë historikun e shkollës së mesme “Sezai Surroi” dhe të dhënat statistikore gjatë këtyre viteve.

Nga shërbimi i shkollës!

Shpërndaje në: