Pjesëmarrja jonë në Konferencën e Parë Rajonale të Aktivizmit

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” mori pjesë në Konferencën e Parë Rajonale të Aktivizmit, në kuadër të projektit “Të japim dhe të marrim – Qytetarë të rinj aktivë për paqe dhe prosperitet” në Tuzla. 

Aktivitetet e projektit ofruan mundësi për të rinjtë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina, dhe Kosova për të bashkëpunuar në ndërtimin e paqes, përmes mësimit shërbyes dhe luftës kundër lajmeve të rreme dhe paragjykimeve. 

Gjatë konferencës u promovuan partneritetet rajonale dhe u prezantua strategjia e mësimit shërbyes.

Shkollën tonë në këtë ngjarje të rëndësishme e përfaqësuan ndihmës drejtori Bujar Mustafi, psikologia Bukurije Boriçi dhe profesori i grupit të lëndëve elektroteknike Mevlan Ramadani.

Në fund, shkolla “Sezai Surroi” u nderua me mirënjohje dhe si rezultat i angazhimit në projekt, shkolla jonë u pajis me një tavolinë ping-pongu! 

Shpërndaje në: