Realizohet projekti EKOPARK nga anëtarët e parlamentit të shkollës

Anëtarët e Parlamentit të shkollës sonë, në bashkëpunim me profesorin e ekologjisë, Hamdi Kamberi, realizuan projektin “EKOPARK”, i cili u financua nga Ministria e Turizmit dhe të Rinjëve si dhe u monitorua nga TIM 42 nga Leskovci.

Ideja e këtij projekti është sensibilizimi i nxënësve për ruajtjen e mjedisit dhe inventarit në shkollë. Si pjesë e aktiviteteve, u zhvillua një punëtori me nxënës nga arsimtari i ekologjisë, Hamdi Kamberi. Po ashtu, u ndërmor një aksion për përmirësimin e ulëseve dhe pastrimin e oborrit të shkollës.

Shpërndaje në: