Më shumë mundësi për inovacion dhe ndërmarrësi – Hapja solemne e MakersLab

Në hapjen solemne të Makers Lab të realizuar më 01.02.2023 të pranishmëve ju drejtuan me këto fjalë:

Bujar Mustafi – ndihmës drejtori

“Hapësira multidisiplinare, e ndërtuar sipas modelit të “klasës së së ardhmes” në shkollë tonë, u sjell nxënësve dhe mësimdhënësve jo vetëm punë me teknologji dhe pajisje moderne, por edhe qasje në programet e rrjetit të Makers që përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë, lidhjen me ekonomin, lidhjen me shkolla të tjera me qëllim të shkëmbimit të përvojave, projekteve të përbashkëta dhe llojeve të tjera të bashkëpunimit.”

Izeir Islami – koordinator i MakersLab në hapjen solemne tha:

“Shkolla gjithashtu ka vite që merr pjesë në programet Youth Achievement në Serbi, i cili përveç Fondacionit Nordeus, Qendrës për Promovimin e Shkencës dhe Iniciativës së Serbisë Digjitale, është pjesë e Grupit të Arsimit. Një nga sukseset e spikatura është vendi i parë në simulimin TITAN dhe pjesëmarrja e nxënësve tanë në Sfidën e Biznesit të Ballkanit Perëndimor.”

“Përkushtimi, vendosmëria dhe këmbëngulja e kolektivit të shkollës për t’u ofruar nxënësve të tyre punë sa më cilësore dhe angazhim më cilësor janë disa nga elementët kryesorë që kontribuan që pikrisht kjo shkollë në jug të Serbisë të fitojë një MakersLab,” tha Darko Radičanin, drejtor ekzekutiv i Junior Achievement në Serbi.

Rrjeti i Makers labs po rritet, jo vetëm falë organizatave të Grupit të Arsimit, shkollave që duan të përmirësojnë punën e tyre, por edhe mbështetjes jashtëzakonisht të rëndësishme të ekonomisë, e cila kontribuon në të gjitha fazat e zhvillimit të rrjetit, që nga ndërtimi i vetë laboratorëve për pajisjen dhe zhvillimin e programit. Falë kompanive Henkel, Tarkett dhe kompanisë ROMA, laboratorët Makers bëhen kështu një mjedis cilësor për punë në shkolla, ndërsa pajisjet moderne sigurohen nga kompanitë Bosch Serbia dhe Tesla.

Në hapjen e MakersLab ishin edhe përfaqësues të kompanive donatore, si:

  • Dr Marjana Brkić. u.d. drejtoresh e Qendrës për promovimin e shkencës;
  • Miloš Đuričanin, drejtor i strategjisë dhe zhvillimit pran fondacionit Nordeus;
  • Nebojša Bjelotomić, drejtor ekzekutiv i “Inicijative Digitalna Srbija”

Musafir në hapjen solemne ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal, si: Kryetari i komunës z. Nagip Arifi, Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani, përfaqësues lokal të biznesit, mediumet e ndryshme, profesorë të kolektivit të shkollës dhe nxënës të cilët paraqitet punimet e tyre të realizuara në MakersLab.

Drejtoria e shkollës ishte faleminderuese për të gjithë donatorët dhe për të gjithë pjesmarrësit që ishin prezent në hapjen solemne të MakersLab.

Shpërndaje në: