Ambasodor i SHBA-ve në Beograd Christopher R. Hill vizitoi shkollën tonë

Ishim të nderuar me vizitën që bëri në shkollën tonë Ambasadori Christopher R. Hill.

Ambasadori Hill së bashku me anëtarë të kabinetit të tij më 01.02.2024 vizitoi shkollën tonë dhe mori pjesë në ceremonin e hapjes së kabinetit MakersLab. Ai shprehi kënaqësin që ishte në vendin ku promovohet dija, inovacioni dhe sipërmarrësia.

Para ambasadorit dhe pjesëmarrësve të tjerë, nxënësi ynë, Durim Arifi prezantoi robotin dhe programimin që i kishte bërë atij. Ambasodori tha se edhe nipi i tij është i dhënë pas robotikës dhe i uroj Durimit që në të ardhmen të vazhdoj punën në këtë fushë.

Ishte kënaqësi për punëtortë e shkollës tonë që patën mundësin t’a presin dhe të bashkëbisedojnë me
një person kaqë modest dhe një diplomat të karrirës siç është Ambasadori Hill.

Shpërndaje në: