Trajnim i suksesshëm mbi teknologjitë e printimit 3D

Në hapësirat e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, më 19.02.2024 është mbajtur trajnimi me titull “Teknologjitë e printimit 3D”, i cili ishte i dedikuar për nxënësit dhe profesorët e drejtimit të makinerisë. Në trajnim morën pjesë 12 nxënës dhe 5 profesorë, me qëllim zgjerimin e njohurive rreth printimit 3D. 

Trajnimi u realizua si pjesë e projektit ACDI-VOCA, financuar nga USAID. Ekipi i ekspertëve që udhëhoqi trajnimin përbëhej nga msc. Branislav Dimitrijević , sci Damjan Stanojević dhe dr. Ljiljana Đorđević, profesorë në Departamentin e Akademisë së Studimeve Profesionale Teknike dhe Arsimore të Vranjës, ekspertiza e të cilëve kontribuoi në prezantimin, dhe edukimin e suksesshëm të pjesëmarrësve, duke ofruar njohuri mbi mundësitë e aplikimit të printimit 3D.

Shpërndaje në: