Gjimnaz

Gjimnazi

Nëpër gjimnaze nxënësit përgatiten për shkollim te mëtutjeshëm nëpër fakultete dhe shkolla të larta të drejtimeve profesionale.

Gjimnazet ofrojnë arsimim të gjerë të përgjithshëm, shkollimi zgjatë katër vite – gjatë kësaj kohe mund të zbulohen apo të zhvillohen interesime për lëmi të caktuara. Shkuarja ne gjimnaz mundëson që të rishqyrtohet vendimi, që të arrihen njohuri të ndryshme dhe përvoja, e me ketë edhe të merret një vendim më i matur.

Drejtimet në gjimnaz ofrojnë njohuri dhe përgatisin për regjistrim në fakultete apo shkolla të larta të studimeve profesionale – p.sh.  për regjistrim në filozofik, filologjik, në drejtësi, në fakultetin e shkencave politike, për regjistrim në fakultetin elektroteknik, matematikor-natyror, makineri, fakulteti biologjik, kimik, si dhe në shkollat e larta profesionale…

Mos harroni gjimnazi nuk aftëson për asnjë profesion. Nëse pas gjimnazit nuk kryeni ndonjë fakultet apo ndonjë shkollë të lartë  të studimeve profesionale – është vështirë te punësoheni pa pasur ndonjë kualifikim plotësues – ndonjë kurs plotësues dhe diplome adekuate.

Në shkollën tonë aktualisht nxënësit ndjekin mësimet në Gjimnazin e përgjithshëm.

Në tabelën e mëposhtme është paraqitur lista e lëndëve si dhe fondi javor i orëve për çdo lëndë mësimore.

T - teori, U - ushtrime, B - mësim bllok brenda vitit
GJIMNAZ I PËRGJITHSHËM Numri i orëve në javë
Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
Lëndët mësimore T U T U B T U B T U B
Gjuhë shqipe dhe letërsi 4 4 4 4
Gjuhë serbe 2 2 2 2
Gjuhë angleze 2 2 4 3
Gjuhë frenge / Gjuhë gjermane 2 2 2 2
Gjuhë latine 2 2
Psikologji 2
Histori 2 2 2 2
Filozofi 2 3
Sociologji 2
Kushtetuta dhe të drejtat qytetare 1
Gjeografi 2 2 2
Biologji 2 2 2 2
Matematikë 4 4 4 4
Fizikë 2 2 3 2
Kimi 2 2 2 2
Kompjuterikë dhe informatikë 2 60 1 30 1 30
Kulturë muzikore 1 1
Kulturë figurative 1 1
Edukatë fizike 2 2 2 2
Lëndët zgjedhore Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Viti i katërt
T U T U B T U B T U B
Lëndë zgjedhore sipas programit * 1 1 2 2
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare 1 1 1 1

*

Sipas planit dhe programit të ri, nga viti shkollor 2018/2019 në gjimnaz futen edhe lëndë zgjedhore me fond javor prej 1 ore në klasën e parë dhe dytë dhe 2 orë në klasën e tretë dhe katërt.

Në klasën e parë nxënësve i’u jepet mundësia që të zgjedhin dy lëndë nga gjithsej katër sa do t’i ofroj shkolla, ndërsa në klasën e dytë ju mundësohet ndryshimi i lëndës zgjedhore, varësisht nga interesimi i tyre.

Në klasën e tretë nxënësit mund të zgjedhin gjithashtu dy lëndë tjera zgjedhore nga gjithsej pesë sa do t’i ofroj shkolla, por lëndën e zgjedhur nuk mund ta ndryshojnë më në klasën e katërt.

Programet zgjedhore për klasën e parë dhe dytë në gjimnaz janë:

  • Gjuha, mediet dhe komunikimi
  • Individi, grupi, shoqëria
  • Shëndeti dhe sporti
  • Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm
  • Shkencat e aplikueshme
  • Arti dhe dizajni

Programet zgjedhore për klasën e tretë dhe katërt në gjimnaz janë:

  • Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm
  • Arti dhe dizajni
  • Shkencat e aplikueshme 1 për orientim në shkencat medicinale
  • Shkencat e aplikueshme 2 për orientim në shkencat teknike
  • Bazat e gjeopolitikës
  • Ekonomia dhe biznesi
  • Religjionet dhe civilizimi
  • Metodologjia e hulumtimit shkencor
  • Teknologjitë bashkëkohore
Shpërndaje në: